“Nuk je vetëm!” Vajza surprizon shoqen e ngushtë që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj

Life style

“Nuk je vetëm!” Vajza surprizon shoqen e ngushtë që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj

Më: 11 maj 2019 Në ora: 23:36
Elvisa rrëfeu historinë e jetës së shoqes saj, Uedës

Elvisa ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” për shoqen e saj Uedën, të cilën e kishte njohur në vendin e punës. Pavarësisht se kishin shumë pak kohë që njiheshin, vajzat kishin krijuar një besim të madh midis tyre, aq sa dinin gjithçka për jetën e njëra-tjetrës.

Në studio, Elvisa rrëfeu historinë e jetës së shoqes saj, Uedës që kishte qenë e martuar më përpara dhe kishte një vajzë. Ueda dhe ish-bashëshorti i saj kishin emigruar për në Itali, por ai kishte rënë në burg pasi kishte kryer një vepër penale. E dëshpëruar ajo ishte kthyer në Shqipëri, por kohët e fundit kishte filluar të mos ndihej mirë emocionalisht.

Gjithashtu, Elvisa shtoi se Ueda kishte tentuar të vriste veten dhe për këtë arsye ajo i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë Uedës që do të jetë gjithmonë pranë saj.

Image

“Jam këtu sepse je personi më i mirë që kam njohur gjithë këto kohë që kam qëndruar në Shqipëri. Kur më tregove historinë e jetës tënde mendova të të sjell këtu për të të bërë të lumtur. Je një femër tepër e guximshme dhe një nënë tepër e mirë. Unë do të jem pranë teje kurdoherë të kesh nevojë”, tha Elvisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat