Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije

Life style

Fjalia e vetme që e ndalon zemërimin e çastit të një fëmije

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Oh, ata fëmijë! Siç janë duke luajtur e qeshur, një moment më vonë vetëm kur e shihni se është duke ju dhuruar juve dhe tjerëve përreth një dhimbje të madhe koke nga britmat.

Por, ekspertët kanë zbuluar një metodë efektive për ta ndalur zemërimin e çastit të një fëmije.

Arsyeja e zemërimit nuk ka rëndësi. Ndoshta iu është prishur lodra e preferuar ose nëna ia ka ndaluar ta hajë ëmbëlsirën e fundit. Çfarëdo që është, kursejeni veten për t’i qortuar.

Le të supozojmë se fëmija është zemëruar për shkak se shoku i vet nuk dëshiron ta ndajë lodrën e vet me fëmijën tuaj. Prandaj, mos pritni derisa britmat të dalin jashtë kontrolle, por bëjani fëmijës menjëherë këtë pyetje: A është problem i madh, i mesëm apo i vogël?

Dhe kur fëmija ta kthejë përgjigjen, sugjeroni ta mendoni së bashku zgjidhjen, çfarëdo madhësie që të jetë problemi.

Ndoshta fëmija e pranon një lodër tjetër? Ose e ftoni shokun e fëmijës të luajë bashkë? Ka shumë opsione.

Psikologët e fëmijëve shpjegojnë se ka tri arsye bazike se përse kjo pyetje e zakonshme i qetëson fëmijët:

– Fëmijët e shohin se po i pranojmë dhe respektojnë ndjenjat e tyre

– Pyetja i bën ata të ndalen për ta menduar dhe vlerësuar situatën

– Duke e bërë këtë pyetje, prindërit e ftojnë fëmijën të provojë dhe ta zgjidhë problemin vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat