Përse nënat në Indi nuk i dënojnë fëmijët e tyre?

Life style

Përse nënat në Indi nuk i dënojnë fëmijët e tyre?

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Prindërit indianë besojnë se britmat nuk ndihmojnë në edukim të fëmijëve.

Hinduizmi, budizmi dhe islami janë të ndërlidhura në këtë shtet për t’i ndarë traditat më të mira të tyre.

Edhe fëmijët më të lazdruar i ikin dënimit në Indi, dhe ka një arsye të mahnitshme se përse ndodh kjo.

Metoda e mirësisë
Fëmijët në Indi mësohen të sillen mirë me çdo qenie të gjallë qysh prej kur lindin. Durimi është gjëja me rëndësinë më të lartë; vlerësohet si virtyt, ndërkaq shfaqja e emocioneve dhe nervozizmit konsiderohen si vese të këqija.

Informimi i kontrolluar
Prindërit zakonisht ua kufizojnë fëmijëve shikimin e televizorit vetëm për të shikuar programe që u dedikohen artit dhe edukimit. Një praktikë e tillë është shumë e rëndësishme sot kur interneti dhe televizioni mund të ndikojnë negativisht në personalitetin e njeriut.

Sjelljet e mira së pari…
Femrat indiane janë posaçërisht të kujdesshme për mirësjelljen në tavolinë, prandaj edhe ua mësojnë fëmijëve sjelljet e duhura. Në moshën 2 vjeçare, fëmijës i falet nëse luan me ushqimin; në moshën 10 vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.

Shembulli i mirë…
Prindërit në Indi janë pozitiv se shprehitë e tyre janë trajtat e ardhshme të karakterit të fëmijës. Kjo është arsyeja se përse prindërit nuk u japin leksione fëmijëve por u tregojnë se si kryhen gjërat duke u bërë shembull i mirë.

Lidhja e afërt
Doktorët indianë rekomandojnë të fleni bashkë në mënyrë që nëna dhe bebja ta ndiejnë njëra-tjetrën dhe të qëndrojnë të qetësuara. Nëse bebja është në ankth, nëna e merr menjëherë në duar dhe e qetëson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat