Bukuria e lëkurës konsiston në rutinën e përditshme, por shpesh bëjmë disa gabime të cilat e dëmtojnë atë.
Ngjeshja e fytyrës pas jastëkut- Një veprim që e bëjmë çdo natë, por që shkakton rrudhat e gjumit, për shkak të formës që merr fytyra nga ngjeshja.
Mimikat- Nëse bëjmë shumë mimika dhe shprehi, e rrudhosim fytyrën, duke krijuar vijëzime rrudhash të përhershme më ato zona.
Sytë- Shtrëngimi i syve përballë dritës, dhe shmangia e syzeve të diellit, shkakton gjithashtu dëmtim dhe rrudha në fytyrë.
Yoga- Yoga është një mënyrë shumë e mirë për të ç’tensionuar muskujt e fytyrës, por edhe gjimnastika e fytyrës. Në të kundërt rrezikojmë që të mbetemi të tensionuar dhe të ngrirë.
Skrubi- I njohur si skrap në gjuhën e përditshme, mundëson shkëlqimin e lëkurës, duke larguar puçrrat dhe qelizat e vdekura. E rëndësishme është që të mos zgjidhni produkte shumë agresivë. Megjithatë këshillohet që të mos e përdorni më shpesh se një herë në 15 ditë, pasi mund të dëmtoni lëkurën.