Metoda për të trajtuar lëkurën kur ju vrasin këpucët

Life style

Metoda për të trajtuar lëkurën kur ju vrasin këpucët

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Sigurisht se të gjithë ne të paktën një herë e kemi provuar dhimbjen kur na lëndojnë këpucët e reja.

Sipas Channel Better Health flluskat që krijohen janë përgjigja e trupit ndaj lëndimit ose presionit. Kur lëkura është dëmtuar, një flluskë formohet për të zbutur zonën nga dëmtimet e mëtejshme.

Megjithëse mund të hiqni flluskën duke e ngacmuar ju këshillojmë të mos e bëni.

Duke e ngacmuar atë mund të shkaktoni një infeksion kështu që në këto mënyra më poshtë mund të gjeni zgjidhjen e duhur:

Ujë me kripë
Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni kripë dhe mbajini këmbët në ujë për 20 minuta.
Në fillim flluskat do t’ju djegin, por do të dezinfektohen dhe plagët do të thahen.

Aloe Vera
Lyeni flluskën me xhelin e Aloe Veras, shumë herë në ditë. Ditën e nesërme s’do të keni më asnjë shqetësim.
Aloe Vera qetëson dhimbjet dhe shëron plagët.

Hudhër
Për këtë ilaç natyral ju duhet të keni 3 thelpinj hudhër dhe 100 gram trumzë. Në 1 litër ujë shtoni trumzën dhe lëreni të valojë.
Lani këmbët me lëngun e krijuar, pas kësaj prisni hudhrën në copa të vogla dhe vendosini në plagët e krijuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat