8 sjelljet e vajzave që tregojnë nuk është më e interesuar për ty

Life style

8 sjelljet e vajzave që tregojnë nuk është më e interesuar për ty

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:15
Ilustrim

Çdo marrëdhënie ka momentet e mira dhe të këqija, dhe nëse nuk ekziston më dashuria atëherë është e pamundur që të rikthehesh si më parë me partnerin pas një zënke, shkruan Class. Për këtë arsye ne do t’ju sjellim 8 situata ku duket qartë që ndenjat e juaja janë më të dobëta se në fillim.

Nuk interesohet më për ty se si e ke kaluar kohën
Një ndër gjërat që çdo partnere do të dijë është se si ai kalon kohën e lirë, dhe sa herë që e merr në telefon pyetja është: Çfarë po bën? Nëse kjo pyetje nuk ju bëhet më, mund të tolerohet një herë ose dy, por jo gjithmonë. Nëse ndodh rregullisht, duhet të bëheni të vëmendshëm.

Nuk është më xheloze për ty
Është mëse normale që partnerja do të bëhet xheloze për ty. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se xhelozia forcon marrëdhënien tuaj (kur nuk është në nivele ekstreme). Nëse ajo nuk bëhet më xheloze, kjo tregon se nuk i intereson.

I përgjigjet telefonatave ose mesazheve shumë vonë
Nuk bëhet fjalë për momentin kur ëshët shumë e zënë me punë, por kur ajo ka kohë. Edhe pse mesazhet mund të jenë në vetëvetë emocionalisht të ftohtë, mënyra dhe koha e përgjigjes tregon shumë.

Papritmas nuk i pëlqen gjërat që më parë i bënit të dy
Shpesh partnerët “sakrifikojnë” duke bërë gjëra që ata nuk i pëlqejnë vetëm për të kaluar sa më shumë kohë së bashku. Kur kjo gjë nuk ndodh me, duhet të shqetësoheni, pasi kjo tregon se shoqëria juaj nuk është me aq interes për të.

Nuk e planifikon të ardhmen bashkë
Ky është shenja më alarmuese. Kur partneri juaj do ta kalojë jetën me ty ai me patjetër do t’ju përfshijë në planet e tij në të ardhmen. Nëse nuk jeni në këtë listë, atëherë ka vend për diskutim.

Ajo është shumë e shqetësuar për diçka, por nuk e diskuton me ju
Nëse më parë flisnin për gjithçka në botë përopara se të flini gjumë, dhe tani partneri juaj po ju shmang edhe pse ju e kuptoni që është i shqetësuar, duhet të pyesni me kujdes për arsyen e një sjelljeje të tillë.

Nuk ju kërkon më ndihmë
Nëse më parë i kërkonit ndohmë partnerit tuaj dhe ishit shumë të kënaqur nga kjo gjë, tani jo vetëm që nuk keni nevojë për ndihmë, por mendoni se ia dilni më mirë mbanë vetë. Kjo nuk është aspak diçka e mirë. Kjo mund të jetë një shenjë që nuk do t’ju shohë më, ose ju mendon se nuk vleni.

Ajo nuk qesh me shaka tuaj
Më parë ajo qeshte me të madhe me shakat e tua, por tani jo më. Kjo nuk është një shenjë alarmante: mund të jetë e lodhur. Gjithsesi duke e menduar me situatat e mëparshme, mund të jetë një shenjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat