Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet ta keni për t’ju vërejtur muskujt e barkut

Life style

Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet ta keni për t’ju vërejtur muskujt e barkut

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Për shumë meshkuj, përqindja njëshifrore e yndyrës në trup është një prej dëshirave më të mëdha që i kanë në jetë – megjithatë, kjo është vetëm rezultat i ushtrimeve rigoroze dhe ushqimit të përpiktë.

Por, humbja e yndyrës në trup dhe shfaqja e muskujve të barkut mund të jetë një rrugëtim i cili mund të zgjatë me muaj të tërë.

Për t’ju shfaqur muskujt e barkut, ju duhet të përkushtoheni maksimalisht. Gjë e vështirë është kjo, por mos e lini këtë t’ju frikësojë sepse mund të jeni më afër sesa që mendoni.

Më poshtë i keni disa shembuj të fizikut tipik mashkullor, të cilët ju ndihmojnë ta kuptoni se sa afër jeni për t’i zbuluar muskujt e barkut.

Si duket 30% e yndyrës në trup?

Për meshkujt e moshave 20 deri 39 vjet, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si mbipeshë, për meshkujt 40-vjeçar dhe më të vjetër, është 28%. Në përgjithësi, të pasurit 30% yndyrë në trup ju fut në fazën e rrezikut, gjë e cila shpie në sëmundje kardiovaskulare.

Si duket 25% e yndyrës në trup?

Kjo shifër nuk është aq e rrezikshme sa 30% e më lart, por meshkujt me 25% të yndyrës në trup janë ende duke bartur peshë të tepërt. Sidoqoftë, ata mund të jenë duke bartur edhe një sasi të pranueshme të masës muskulore.

Si duket 20% e yndyrës në trup?

Kjo është faza ku gjërat fillojnë të duken më premtuese. 20% e yndyrës në trup konsiderohet e shëndetshme dhe ju mban larg sëmundjeve.

Si duket 15% e yndyrës në trup?

Me fjalë të tjera, dukeni sikurse nuk keni dhjamë dhe në formë. Me 15% yndyrë në trup, meshkujt fillojnë të shohin formë dhe definim muskulor. Duart dhe shpatullat janë po ashtu më vaskulare. Tani jenë në rrugën e duhur për muskuj barku.

Si duket 10% e yndyrës në trup?

Si rregull i përgjithshëm, 10% yndyrë në trup është më e sigurta. Tani keni mjaftueshëm yndyrë sa për t’i shfaqur muskujt që i keni – duke i përfshirë të barkut – dhe gjithashtu mund t’i shihni venat në shpatulla, duar, etj. Kjo gjithashtu është sasi e mirë e yndyrës sepse, pas së gjithash, ju nevojitet të keni yndyrë trupore në mënyrë që trupi të operojë normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat