Pse disa viktima të dhunës në fëmijëri, zhvillojnë çrregullime të caktuara mendore?!

Life style

Pse disa viktima të dhunës në fëmijëri, zhvillojnë çrregullime të caktuara mendore?!

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Sipas një studimi të ri nga University of Alabama në Birmingham, është konstatuar se fëmijët që dhunohen fizikisht ose seksualisht, janë në rrezik më të madh për tu prekur nga problemet e shëndetit mendor më vonë gjatë jetës, por sipas këtij studimi serioziteti i këtyre problemeve mund të varet nga koha se kur ka filluar të ushtrohet dhuna, sa kohë ka zgjatur dhe si ka qenë ashpërsia e dhunës. Ky studim i publikuar në “Child Abuse and Neglect”, thotë se dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve të moshës 5 vjeçare ose më lart, mund të ketë ndikim shumë të dëmshëm në shëndetin mendor.

“Studimi ynë ofron një pasqyrë të vlefshme mbi efektet e veçanta të shëndetit mendor të përmasave të ndryshme të abuzimit, duke përfshirë se kur filloi abuzimi, sa kohë ka ndodhur dhe se cila ishte ashpërsia e abuzimit.” tha Jonathan Adams, asistent i hulumtimit në UAB Departamenti i Psikologjisë dhe autori kryesor në studim.

“Identifikimi i efekteve të dhunës mund të ndihmojë prindërit dhe profesionistët të dinë se si të merren me pasojat dhe të kuptojnë më lehtë shenjat e problemeve të shëndetit mendor, përderisa fëmija rritet.”

Hulumtuesit nga Kolegji UAB i Shkencave dhe Arteve, intervistuan adoleshentët dhe të rriturit në zhvillim, të cilët vetë raportuan fillimin, kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e dhunës fizike dhe seksuale, krahas simptomave të depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të stresit post traumatik (PTSD). Studimi tregoi se fëmijët e moshave 6-12 vjeç të cilët janë viktimë e dhunës fizike ose seksuale, kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë  simptoma të depresionit, ankthit dhe PTSD.

Fëmijët e moshës 13 vjeç e më lart, të cilët janë dhunuar seksualisht, gjithashtu kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të depresionit, ankthit dhe PTSD. Ndërsa ata fëmijë të cilët janë dhunuar fizikisht gjatë kësaj moshe, kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të PTSD. Po ashtu studimet tregojnë se femrat të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale, kanë pësuar më shumë efekte të dëmshme sesa meshkujt.

“Në të ardhmen, duhet të shikojmë llojet e tjera të vështirësive të fëmijërisë dhe në këtë mënyrë të vlerësojmë një grup më të gjerë të karakteristikave të dhunës, për të përcaktuar më tej efektet e dhunës në shëndetin mendor”, tha Sylvie Mrug. “Ne gjithashtu duhet të zhvillojmë strategji më të mira, në mënyrë që t’i mbrojmë fëmijët dhe adoleshentët nga dhuna fizike dhe seksuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat