Këto ushtrime nuk janë për femra: Trupin e butë femëror e shndërrojnë në grumbull muskujsh!

Life style

Këto ushtrime nuk janë për femra: Trupin e butë femëror e shndërrojnë në grumbull muskujsh!

Më: 18 maj 2019 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Nëse dëshironi trup shumë të bukur, këto ushtrime patjetër duhet t’i shmangni

Ushtrimi është i domosdoshëm për shëndetin e çdo femre, mirëpo ekzistojnë ushtrime të cilat u përshtaten vetëm meshkujve, jo edhe femrave! 

Këto janë ushtrimet e ndaluara nëse dëshironi trup shumë të bukur dhe të hollë:

1. Ushtrimet të cilat shtojnë muskujt anësor të trupit (vizualisht zgjerojnë trupin).

• Lakimi anash me pesha në duar (Femrat zakonisht mendojnë që ky lakim do t’ua bëjë më të hollë trupin, mirëpo ky ushtrim e bën të kundërtën. Duke i forcuar muskujt anësorë ju zgjeroni belin).

• Shtrirja anash apo pjerrtas e muskujve të barkut.

• Galiç me pesha.

2. Ushtrimet për qafë dhe supe (këto ushtrime do të bëjnë që të “zgjeroni” shpinën me çka do të formoni figurë mashkullore në vend të figurës femërore)

Shmangni ushtrimet me pesha dore apo me pesha të cilitdo lloj. Në vend të peshave, përpiquni që duart, supet, qafën dhe shpinën t’i forcon me ushtrime të cilat përfshijnë ngritjen vetëm të trupit vetjak: siç janë pompat dhe shumë shtrirje.

3. Ushtrimet për forcimin e këmbëve me pesha

Cilado prej ushtrimeve qofshin për këmbë me pesha janë gabim i madh. Nëse i sforconi shumë ushtrimet me pesha në këmbë, nuk do të keni trup të hollë. Këmbët shumë shpejt do të shndërrohen në gërshet muskujsh konveks dhe do të ndryshojnë tërësisht dukjen.

Për ta shmangur këtë, bëni galiç të zakonshëm, hapa dhe shtrirje. Eliminoni peshat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat