Kur njeriu e do femrën: Do t’i thotë këto fjalë nëse është vërtet i dashuruar me ju!

Life style

Kur njeriu e do femrën: Do t’i thotë këto fjalë nëse është vërtet i dashuruar me ju!

Më: 20 maj 2019 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Shtatë fjali të cilat janë shumë të rëndësishme!

Zakonisht konsiderohet që meshkujt janë më të qartë dhe më fjalëpakë kur komunikojnë. Mirëpo forca e gjuhës, është ajo që shërben si medium i cili mund të përdoret për komunikimin e asaj që shpresojmë që do ta shprehim! 

Kjo më ka rikujtuar në ty

Kjo tregon që madje dhe kur nuk jeni bashkë, diçka është shfaqur që e ka detyruar të mendojë për ty. Mendja e tij ka filluar të krijojë hartën nostalgjike në të cilën do të lidhë modele të caktuara, aroma, simbole dhe përvoja si pjesë tuajën.

Mund të të ndihmoj

Pa marrë parasysh a ju ofron këshilla apo fizikisht ju ndihmon në diçka, nëse i dashuri përpiqet t’ju ndihmojë, atëherë dëshiron të tregojë që është besnik. Në të vërtetë, ai dëshiron të sqarojë që mund t’i besoni.

Më mungon

Duke ju thënë që i mungoni, do të thotë që ka ndjenja të thella ndaj jush. Mirëpo, ky nuk është rasti nëse nga ai merrni vetëm porosi natën vonë. Mirëpo, nëse jeni me pushime apo në udhëtim afarist, ndërkaq ai ju thotë që i mungoni, atëherë kjo tregon që mungesa juaj është vërejtur dhe që ajo do të ndikojë tek ai.

Jam këtu për ty

Kur i dashuri përdor këtë frazë, kjo do të thotë që ai dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj. Nëse ju thotë që ai është aty për ju, atëherë ju inkurajon që të ulni ”gardin”. Kjo krijon lidhshmëri të fuqishme midis ju të dyve, dhe nga “unë” kalohet në “ne”.

Je e bukur

Nëse është lajkatar i natyrshëm dhe përdor këtë frazë tepër herët, atëherë kjo do të thotë që me siguri nuk jeni e vetmja për të cilën ai dëshiron të ndihet i veçantë. Mirëpo, nëse nuk e komenton dukjen tuaj fizike shumë shpesh dhe nëse është selektiv në komplimente, atëherë kjo vërtet është domethënëse.

Jam i brengosur

Nëse ju thotë që është i brengosur për diçka që ndodh në jetën e tij, atëherë kjo tregon që ai hapet dhe është i lëndueshëm ndaj jush. Duke ju lënë të hyni brenda, kjo tregon që ai ul “gardin” e vet dhe ju beson. Mirëpo, nëse është i brengosur për diçka që ka të bëjë me ju, atëherë kjo gjithashtu tregon që ai kujdeset për ju dhe dëshiron gjithë të mirat për ju.

Jam i lumtur që ju dashuroj

Kjo është më se e dukshme. Me qëndrimin që të jetë i guximshëm dhe që më parë përdor këtë frazë, do të thotë që është i gatshëm të vihet në pozitën në të cilën ndjenjat nuk mund të jenë reciproke. Pra, megjithatë, ai dëshiron të shprehë lirisht ndjenjat e veta ndaj jush, sepse tek ai keni lënë përshtypje shumë të mëdha!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat