Parfumet e pranverës? Plot jetë, të ngrohtë dhe afrodiziakë - Bota Sot
Parfumet e pranverës? Plot jetë, të ngrohtë dhe afrodiziakë

Life style

Parfumet e pranverës? Plot jetë, të ngrohtë dhe afrodiziakë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

Kur vjen fjala te parfumi, femrat janë jo pak përzgjedhëse. Por, në përzgjedhjet e tyre ndikojnë jo pak edhe tendencat.

Ndaj, cilat janë rekomandimet e ekspertëve për këtë sezon të ri? Parfume me një feminilitet joshës dhe që të thërrasin në aventurë. Kjo është ideja që qëndron në thelb të fragrancave të reja.

Agrumet janë yjet e padiskutueshme të parfumeve të pranverës. Portokalli dhe limoni sjellin një aromë të freskët gjithnjë. Por, jo vetëm kaq. Aromat e tyre i shoqërojnë edhe lulet. Mes më të dashurave për femrat janë esenca e trëndafilit dhe bozhuri i rafinuar, shumë i vlerësuar për net romantike. Nuk mbetet prapa as jasemini i egër, vanilja dhe irisi romantik.

Fragrancat e reja janë frymëzuar nga vendet emblematike të Mesdheut, por në të njëjtën kohë evokojnë edhe skenare e peizazhe të ekzagjeruara më të largëta, si ata që shpesh ofrohen nga kanionet, shkretëtira, plazhet tropikale, perëndimet mbi det.

Parfume plot jetë, por edhe të ngrohtë dhe tërheqës, me një fuqi jushëse. Flakonët janë ikonikë, në xham të mëndafshtë, shumë të kuruar dhe të destinuar të shndërrohen në kulte të vërteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...