Përfitimet e masazhit kinez Tuina

Life style

Përfitimet e masazhit kinez Tuina

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:28

Masazhi Tuina ka prejardhje nga tradita e lashtë kineze dhe besohet të jetë simboli më i vjetër i përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Ky lloj masazhi është njëri nga katër shtyllat e mjekësisë së lashtë kineze.

Në vazhdim gjeni 10 përfitimet e këtij masazhi.

1. Ndihmon në qarkullimin e gjakut

Një nga qëllimet kryesore e bërjes së masazhit Tuina është fakti që ndihmon në qarkullimin e gjakut duke stimuluar çlirimin e energjisë.

Në një studim të vogël të bërë në vitin 2015, gjeti se 10 minuta nga kjo lloj masazhe, është më efikase sesa trajtimi me medikamente.

Ndërsa për këtë çështje, shkenca ka ende nevojë për studime më të mëdha.

2. Lehtëson dhimbjet e qafës.

Masazhi Tuina lehtëson dhimbjet e qafës të cilat janë të lidhura me tensionin, lodhjen dhe gjumin jo të mirë.

Një studim i vitit 2018, erdhi në përfundim se teknika kineze është shumë e efektshme në zvogëlimin e dhimbjeve të qafës, tek njerëzit që kanë dhimbje kronike. Njerëzit që i nënshtrohen gjashtë masazheve Tuina brenda tre jave, nuk do të kenë nevojë për trajtime tjera mjekësore.

3. Lehtëson dhimbjet e shpinës

Masazhi Tuina lehtëson dhimbjet e shpinës, sidomos tek personat të cilët, dhimbjet e shpinës i kanë të shpeshta.

Hulumtimi i vitit 2016, gjeti se masazhi Tuina ishte më e efektshme sesa ushtrimet të cilat bëhen për shpinë.

Njerëzit të cilët iu nënshtruan masazhit kineze, kishin dhimbje më të vogla sesa njerëzit të cilët bënin ushtrime.

4. Trajton depresionin

Duke të bërë që të fokusohesh në trupin tënd, të ndihmon në largimin e depresionit.

Duke e ditur që shkaqet e depresionit janë si fizike ashtu edhe emocionale, është e preferueshme një masazh e tillë.

Një studim i vitit 2015, erdhi në përfundim se masazhi Tuina ka efekte terapeutike për depresion.

5. Ndihmon në tretjen e sheqerit

Tuina është shumë e shëndetshme, për persona të cilët kanë probleme në tretjen e sheqerit në gjak.

Studimi i vitit 2012, tregoi se Tuina në gjoks, ndikon që sheqeri të reduktohet. E ndërsa efektin më të madh e ka te gratë.

Edhe pse në studim, ka dallime mes grupeve të ndryshme të fokusit, shkencëtarët kanë thënë se nuk mund të mohohet ideja se efekti i saj vërehet edhe në sheqer.

6. Forcon eshtrat

Efektet terapeutike të Tuinës zgjerohen edhe në shërimin dhe forcimin e eshtrave.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2011, ajo përmirëson tensionin muskulor, dhe ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse bëhet tre herë në javë, për nëntë muaj, sipas studimit efektet do të jenë të padiskutueshme.

Pacientët kanë pësuar përmirësime të mëdha në këtë aspekt.

7. Ndihmon në lidhjen e nervave

Në një studim të vitit 2016, masazhi Tuina ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të gishtave dhe duarve, që vijnë si pasojë e këputjes së fijeve nervore nga ndonjë lëndim.

Ky lloj masazhi lehtëson dhimbjen, dhe mundëson rilidhjen e nervave, nëse bëhet në mënyrë të vazhdueshme për një kohë të gjatë.

Në këtë aspekt, efektet nuk janë të menjëhershme.

8. Shëron sëmundjet muskulore

Masazhi Tuina në shumë raste ka përmirësuar dhe ka lehtësuar dhimbjen që vijnë si pasojë e muskujve.

Në vitin 2017, u bë një studim që erdhi në përfundim se shumë sëmundje muskulore mund të shërohen përmes kësaj lloj masazhe.

Provat për përmirësimin e sëmundjeve në muskuj, nuk janë edhe aq të forta. Dhe në këtë aspekt ka nevojë që të zgjerohen studimet.

9. Përmirëson problemet me shputa që vijnë si pasojë e diabetit

Përfitimet nga kjo lloj masazhe kanë edhe shputat.

Në një studim të vitit 2018, u gjet se Tuina mund të quhet edhe si “Ilaçi kinez i shputave” dhe është terapi për persona të cilëve i dëmtohet shputa për shkak të diabetit.

Personat që marrin masazhë tuina në shputat e tyre, të jenë të përgatitur për përmirësimet të cilat as trajtimi mjekësor nuk ia ka dhënë.

10. Përmirëson kualitetin e jetës tek pacientët me kancer

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është se ndihmon në aspektin psikik të personave të cilët vuajnë nga kanceri.

Një studim i vitit 2016, gjeti një lidhje të madhe të masazhit Tuina, dhe përmirësimit të kualitetit të jetës tek personat me kancer.

Efektet anësore:

Masazhi Tuina është një trajtim i sigurt dhe në përgjithësi i mirë-toleruar. Gjithsesi, të kujtoni nuk është një masazh e ngadalshme dhe relaksuese, dhe ndoshta nuk do të ndiheni rehat gjatë sesioneve.

Nuk rekomandohet për persona të cilët e kanë ndonjë kockë të thyer, ose të cilët kanë kaluar pak kohë që nga thyerja e kockës. Gjithashtu për një masazh të tillë, duhet konsultuar me doktorin, për shkak se tek personat me sëmundje të ndryshme kronike, mund të ndikojë negativish.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat