Merrni shoqërinë me vete kur udhëtoni, ju bën mirë për shëndetin

Life style

Merrni shoqërinë me vete kur udhëtoni, ju bën mirë për shëndetin

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Mblidhni shokët! Sipas hulumtimeve të reja, udhëtimi me shokët është gjë shumë e mirë për shëndetin mendor dhe fizik. Arsyeja?

Epo, studimet tregojnë se që të dyja – shpenzimi i kohës me shokët dhe pushimi – jua zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jua shtojnë jetëgjatësinë.

Sipas raportit nga Universiteti i Harvardit, dalja me shokët ju ul në mënyrë drastike faktorët e rrezikut të vdekjes.

“Lidhjet shoqërore jo vetëm na sjellin kënaqësi, por edhe ndikojnë në shëndetin tonë afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme sa gjumi, dieta e mirë dhe moskonsumimi i duhanit”, kanë shpjeguar hulumtuesit e Harvardit.

Shumë studime kanë treguar se ata që kanë lidhje të kënaqshme me familjarët, miqtë dhe komunitetin e tyre janë më të lumtur, kanë më pak probleme shëndetësore dhe jetojnë më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat