Horoskopi ditor - Bota Sot
Horoskopi ditor

Life style

Horoskopi ditor

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:20
Ilustrim

DASHI21. mars - 20. prill

Dielli do e ngrohe atmosferën ne çift gjate kësaj dite kështu qe ju ne çdo moment do ndiheni mire dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për beqaret gjithashtu do ndodhe papritur një takim, i cili mund te ndryshoje gjithçka. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura bëhen pa plan. Shpenzimet do dini si t'i kryeni gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

DEMI21. prill - 21. maj

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për çështjet e zemrës. Do jeni tej mase sensuale dhe entuziaste ju te dashuruarit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndojnë veten. Hapa duhet te hedhin vetëm kur te jene shume te sigurte. Ne planin financiar do jeni tej mase ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe te rrezikoni.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Pas një periudhe paksa te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot gjerat duket se do fillojnë te ndryshojnë. Yjet do i keni ne krah dhe ambienti do mbushet me ngjyra. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e duhur kështu qe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi te njëpasnjëshme. Kujdes me hapat qe do hidhni.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dite e ngrohte dhe pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe nuk do ndalen derisa ta arrijnë. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente sepse përndryshe mund te mbeteni edhe pa para fare.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Dite shume e bukur dhe pa asnjë lloj problemi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. partneri mund t'iu beje edhe një propozim interesant qe do iu lere me goje hapur. Beqaret nuk duhet te hezitojnë për asnjë moment se joshuri edhe sikur mos ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Buxhetin do e mbani nen kontroll dhe kjo do ju lejoje te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Paqja do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e këndshme dhe pa probleme. Beqaret nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime ne jetën e tyre sepse koha qe kalojnë me miqtë është shume e vyer. Ne planin financiar nuk do arrini dot t'i zgjidhni problemet qe keni pasur dhe kjo do ju beje te ndiheni keq.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant ne orët e mesditës. Vazhdimësia do varet tërësisht prej tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te jete gjithë kohës e mbrojtur. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do influencohet shume pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni me as problemin me te vogël me atë qe keni ne krah, përkundrazi do ndiheni mire gjithë kohës. beqaret do kenë një dite premtuese. Gjithçka qe kane dashur do mund t'iu realizohet. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu qe nuk do ju dale asnjë e papritur.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Pas një periudhe disi te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot dielli do rilinde dhe zemra juaj do ngrohet serish. Do jeni me te logjikshëm dhe me shprehës me partnerin tuaj. Beqaret do e joshin si duhet atë qe pëlqejnë dhe ne fund do arrijnë qëllimin përfundimtar. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa pa qene ende vone. Po filluan problemet zor se di i zgjidhni shpejt ato.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Do jeni shume agresive me partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle probleme serioze me te. Asnjeri nuk do i kuptoje gabimet dhe secili do kërkojë te dale e veta. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin, pasi kohet e fundit po ja kalojnë mire me miqtë e ngushte. Buxheti duhet pasur me nen kujdes. Shmangni investimet e ekzagjeruara dhe dhëniet e huave.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite e mbrojtur nga yjet do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ece me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene te bekuar nga yjet kështu qe jeta ka për t'iu ndryshuar përgjithmonë. Ata duhet thjesht te bëhen gati. Sektori i financave do jete i mire. Do dini gjithë kohës si t'i menaxhoni paratë qe do keni neper duar.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Disa prej atyre qe janë ne një lidhe do kalojnë vështirësi gjate kësaj dite, ndërkohë qe pjesa tjetër do kalojnë momente te qeta. Mundohuni qe para çdo hapi te reflektoni për pasojat ne te ardhmen. Ata qe janë vetëm nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe sikur te mundohen pafund. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm fale lojërave te fatit, por mire është te mos vazhdoni me te luani me to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...