A e dini se alergjitë më të mëdha shkaktohen në shtëpi?

Life style

A e dini se alergjitë më të mëdha shkaktohen në shtëpi?

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:44
Ilustrim

Alergjia është një problem që shfaqet herë pas here në shendetin e secilit nga ne ndaj është e nevojshme që të kushtojmë kujdes të veçantë në lidhje me shendetin.

Shkencëtarët theksojnë se burimi më i madh i alergjenëve fshihet në – shtrat. Në shtrat grumbullohet shtatë herë më tepër pluhur, në krahasim me kolltuk, tavolinë, karrige.

Grimcat e pluhurit, që grumbullohen, në shtrat po ashtu janë më të mëdha sesa në vendet tjera. “Kur flemë, shtrati është pranë ‘zonës sonë të gjumit’, prandaj ekspozimi ndaj alergjenëve në shtrat është më i madh sesa në secilin vend tjetër në shtëpi”, tha dr. Ëayne Anderson.

Ndërkohë një tjetër studim i realizuar në Sidnei dhe Melburn, janë analizuar grimcat e pluhurit nga shtatë sipërfaqe në disa shtëpi, në mënyrë që të zbulohej se në cilin vend në shtëpi ekziston rreziku më i madh për t’u prekur nga alergjitë.

Rezultatet kanë treguar se “pika e zezë”, kur kemi të bëjmë për alergjitë, përfundimisht është shtrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat