Top thëniet nga Muhammad Ali që do t’ju motivojnë - Bota Sot
Top thëniet nga Muhammad Ali që do t’ju motivojnë

Life style

Top thëniet nga Muhammad Ali që do t’ju motivojnë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:41
Muhammad Ali

Qysh prej kur ka filluar të merrte vëmendjen e publikut nga ndeshjet e para, Muhammad Ali njihet si një prej atletëve më karizmatik dhe polarizues të të gjitha kohërave.

Në moshën 22-vjeçare, ai kishte ardhur nga askund për t’u bërë kampion i botës për pesha të rënda në boks, megjithëse shumë shpesh kishte mbetur pa këtë titull dhe ishte larguar nga ringu për shkak se kishte refuzuar të luftonte në Luftën e Vietnamit.

Janë dashur 3 vite që t’i hiqej ndalimi për t’u ndeshur.

Në një rikthim epik, ai i kishte mposhtur të gjitha shanset dhe ishte bërë kampion i botës prapë. Asnjëherë nuk është frikësuar të flet për mendimet e tij që i ka për sportin, politikën, për religjionin apo jetën në përgjithësi.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më motivuese nga ky njeri i madh.

– “Ai i cili nuk është i guximshëm mjaftueshëm për të ndërmarr rreziqe nuk do të arrijë asgjë në jetë”

– “Njeriu i cili nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë”

– “Jam më i mahnitshmi, këtë e kam thënë edhe para se ta dija se jam”

– “E kam urryer çdo minutë të stërvitjeve, por kam thënë, ‘Mos hiq dorë. Vuaj tani dhe jetoje tërë jetën si kampion”

– “Brenda ringut apo jo, nuk ka asgjë të gabuar me të rënit poshtë. Të qëndruarit poshtë është gabim”

– “Për t’u bërë kampion i madh ju duhet të besoni se jeni më të mirët. Nëse nuk jeni, aktroni sikurse jeni”

– “Kampionit nuk bëhen në palestër. Kampionit bëhen nga diçka që e kanë thellë brenda tyre-  një dëshirë, ëndërr, një vizion. Ata duhet ta kenë aftësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...