Studimi, 430 mijë gra kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës

Life style

Studimi, 430 mijë gra kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Ngacmimet dhe dhuna seksuale janë tepër të përhapura në Zvicër. Një studim i ri nga GFS Bern intervistoi 4.400 femra në periudhën mars - prill 2019.

12% e tyre pranuar se kanë përjetuar marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Sipas statistikave të popullsisë femërore të Zvicrës, korrespondon se rreth 430,000 femra të moshës 16 vjeç e lart kanë kryer seks kundër vullnetit.

8% thanë se pranuan për shkak të frikës dhe 7% janë detyruar të kryejnë marrëdhënie.

Në 68% të rasteve, autorët e sulmeve seksuale kanë qenë të njohur.

Vetëm 10% e raportuan incidentin në polici dhe vetëm 8% përfundimisht paraqitën akuza penale. Pjesa tjetër sqaroi se heshën për shkak të turpit, ndjenjës së të qenit pa fat dhe frikës se nuk do të besoheshin.

Më shumë se 50% e grave besonin se nëse historia zbulohet, atëherë do të përkeqësohej gjendja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat