Keni lëkurë të ndjeshme? Kërkoni produkte me këta përbërës - Bota Sot
Keni lëkurë të ndjeshme? Kërkoni produkte me këta përbërës

Life style

Keni lëkurë të ndjeshme? Kërkoni produkte me këta përbërës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 21:24
Ilustrim

Produktet kozmetike në treg mund të përmbajnë kimikalie të ndryshme dhe substanca të cilat mund ta dëmtojnë lëkurën më shumë se sa do t’i ndihmojnë

Për të pasur lëkurë të bukur, zgjidhni këto gjashtë produkte.

1. Thartira hialorunike

Thartira hialorunike natyrshëm gjendet në trup, posaçërisht në shtresat e jashtme të lëkurës. Në studimin, i cili ka hulumtuar aftësinë e thartirës hialuronike për përshpejtimin e shërimit të plagëve, shkencëtarët kanë konstatuar që përdorimi i saj në mjekësinë perëndimore është plotësisht i sigurt dhe mbi të gjitha i efektshëm.

Gjithashtu, është konstatuar që thartira hialuronike është e dobishme në një sërë situatash – nga lehtësimi i dhembjeve te inflamacioni i nyjave dhe indeve, deri te aplikimi direkt në lëkurën e lënduar me ç’rast ndihmon në këndellje.

2. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është treguar si mjet i dobishëm tropikal kundër inflamacionit – përshpejton shërimin e djegieve, përdorimi i rregullt i vajit të ullirit ka efekt forcues në lëkurë, duke e bërë më elastike dhe më rezistuese madje edhe mund të ndihmojë te dermatitisiatopik, emër mjekësor për ekzemën.

3. Aloe vera

Xheli i aloe verës nxirret nga fletët e kësaj bime, i cili është përdorur me shekuj të tërë si ilaç për shërimin e djegieve, prerjeve dhe gërvishtjeve.

Është treguar që produkti me bazë të aloe verës, si p.sh. kremra, e pengojnë shfaqjen e dermatitisit. Gjithashtu është treguar që përshpejton shërimin e plagëve dhe djegieve.

4. Gjalpi shea

Pos që është produkt i shkëlqyeshëm me bazë të një përbërësi për kurën e lëkurës, është treguar që gjalpi shea vepron në mënyrë sinergjike me thartirën hialuronike dhe me përbërësit e tjerë në shërimin e ekzemës.

Bashkë me këto ndihmon edhe në zvogëlimin e simptomave në raste të buta dhe të matura. Gjithashtu është i njohur si mjet kundër inflamacionit.

5. Vaji i farave të lulediellit

Vaji i farave të lulediellit konsiderohet, bashkë me vajin e ullirit, përbërës bimor i cili forcon funksionin mbrojtës të lëkurës. Veç kësaj, është treguar që përshpejton shërimin e plagëve.

Këshillohet që të përdoret në sasi të vogla, më së miri në kombinim me vajrat e tjera për kurën e fytyrës dhe trupit. Efekt më të mirë ka nëse lyhet në lëkurë të lagësht.

6. Vaji i kokosit

Edhe pse vaji i kokosit është treguar që ka disa prirje të buta të mbylljes së poreve, ai është zgjedhje e shkëlqyeshme për kurën e gjithë trupit.

Ka cilësi antibakteriale dhe antifungale, ndërkaq derivatet e vajit virgjin të kokosit janë treguar të efektshëm kundër inflamacionit të lëkurës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...