Vetëm tre minuta në ditë për figurë të përsosur: Këto ushtrime i japin formë trupit pa u munduar fare!

Life style

Vetëm tre minuta në ditë për figurë të përsosur: Këto ushtrime i japin formë trupit pa u munduar fare!

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:17
Kayla Itsines

Instruktorja e famshme e fitnesit, Kayla Itsines, në kanalin e vet në You Tube ka publikuar video-xhirimin në të cilin tregon dy ushtrime për të cilat janë të nevojshme t’i ndani vetëm tre minuta në ditë

Këto janë ushtrimet më efektive të cilat forcojnë gjithë trupin, posaçërisht pjesën e pasme dhe vithet.

Pompat “kërcyese”

• Uluni galiç, shtrini shuplakat në dysheme, ndërkaq këmbët shpejt hidhni prapa, ashtu që të arrini në pozën për kryerjen e pompave.
• Kthehuni në pozitën fillestare, pastaj drejtohuni me duar të shtrira mbi kokë.
• Përsëriteni këtë ushtrim.

Galiç i dyfishtë

• Shputat hapni që të jenë barabar me supet, ndërkaq gishtat lehtë ndani në drejtim të jashtëm.
• Kërdhokullat shtyni prapa dhe lehtë lakoni gjunjët, dhe filloni të ulni vithet në drejtim të dyshemesë.
• Pastaj pjesërisht shtrini këmbët në mënyrë që vithet të ngrihen disa centimetra lart.
• Përsëriteni këtë veprim 10 herë. Për këtë ushtrim ju nevojitet vetëm një minutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat