Të gjithë e kemi menduar të paktën njëherë dorëheqjen nga puna! Vendimin më mirë bazohen në këto arsye…

Life style

Të gjithë e kemi menduar të paktën njëherë dorëheqjen nga puna! Vendimin më mirë bazohen në këto arsye…

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Me qindra punonjës nëse nuk e kanë bërë ndonjëherë të paktën e kanë menduar dorëheqjen. Po nga ana tjeër drejtuesit e tyre ankohen se përse punëtorët më të mirë i lenë në “baltë”. Ekspertë thonë se menaxherët priren të gjejnë zakonisht fajin tek punonjësit, duke injoruar thelbin e çështjes, por në shumicën e rasteve nuk është kështu. Njerëzit nuk lënë punën, por lënë menaxherët ose eprorët e tyre.

Një nga gabimet më të mëdha që menaxherët apo eprorët bëjnë ndaj punonjësve të tyre, është mbingarkesa në punë. Punonjësit e mbingarkuar janë gjithashtu joproduktive. Një studim i kryer së fundmi, tregon se produktiviteti ulet ndjeshëm kur një punonjës i tejkalon 50 orë pune në javë.

Ekspertë zbulojnë arsyet që shtyjnë punonjësit të lënë punë, por japin dhe zgjidhje për drejtuesit me qëllim shmangien e këtij problemi:


-Së pari duhet të shihni sesa punë mund të përballojnë punonjësit tuaj më të talentuar, ju duhet të mendoni paralelisht dhe për statusin e tyre. Punonjësit e talentuar do të marrin një ngarkesë më të madhe pune, por nuk do të qëndrojnë nëse puna e tyre i mbyt ata. Ngritjet, promovimet dhe ndryshimet e titullit janë mënyrat më të mira për të përballuar pa stres ngarkesën e punës. Nëse thjesht rritni ngarkesën e punës sepse njerëzit janë të talentuar, pa ndryshuar ndonjë gjë, ata do të kërkojnë një punë tjetër që u jep atyre atë që meritojnë.

-Së dyti, një nga arsyet se pse punonjësit e lenë punën, është fakti se eprorët e tyre nuk kujdesen për ata. Më shumë se gjysma e njerëzve që largohen nga puna e bëjnë këtë për shkak të marrëdhënieve që kanë me shefin e tyre. Kompanitë e zgjuara bëjnë që menaxhuesit e tyre të dinë se si të balancojnë të qenit profesionist me të qenit njerëzor. Këta janë eprorët që festojnë suksesin e një punonjësi dhe tregojnë ndjeshmëri me ata që kalojnë kohë të vështira.

-Së treti, mund të përmendim gabimin që shpesh eprorët bëjnë duke punësuar dhe promovuar njerëzit e gabuar. Punonjësit e mirë, të zellshëm, duan të punojnë me profesionistë të ngjashme. Kur menaxherët nuk punësojnë njerëzve të aftë, kjo sjell një demotivim të madh për ata që punojnë së bashku me ta. Problemi më i madh, qëndron në momentin kur promovohen dhe rriten në detyrë ata punonjës që nuk e meritojnë dhe nuk e bëjnë punën ashtu siç duhet. Me këto veprime, jo vetëm që i bëni punonjësit tuaj të ndjehen keq, por i shtyni ata të heqin dorë nga ju dhe më pas nga puna.

-Është tepër e rëndësishme që ti lejoni njerëzit që punojnë për ju të ndjekin pasionet e tyre. Punonjësit e talentuar janë të pasionuar. Sigurimi i mundësive për ta ndjekur pasionin e tyre përmirëson produktivitetin e tyre në punë. Por shumë menaxherë duan që njerëzit të punojnë brenda një kutie të vogël. Këta menaxherë frikësohen se produktiviteti do të bjerë nëse ata u lejojnë njerëzve të zgjerojnë fokusin e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre. Kjo frikë është e pabazë, pasi studimet tregojnë se njerëzit që janë në gjendje të ndjekin pasionin e tyre dhe gjatë kohës që janë në marrëdhënie pune, prodhon tek ta një gjendje euforike të mendjes pesë herë më produktive sesa norma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat