Gjithë kohës zënka me partnerin? Edhe kjo ka përfitimet e saj - Bota Sot
Gjithë kohës zënka me partnerin? Edhe kjo ka përfitimet e saj

Life style

Gjithë kohës zënka me partnerin? Edhe kjo ka përfitimet e saj

Më: 25 maj 2019 Në ora: 06:20
Ilustrim

Shumica prej nesh i urrejnë zënkat me partnerin, mirëpo në një lidhje apo bashkëjetesë do të ketë edhe mosmarrëveshje. Si çdo gjë tjetër në jetë edhe kjo situatë ka dy anë: pozitiven dhe negativen. Ne sot do t’ju tregojmë anët pozitive të zënkave me partnerin. Një studim i publikuar së fundmi tregon se zënkat me partnerin ua zgjasin jetën:

Ky është lajmi që kemi pritur prej kohësh: Konfliktet në familje nuk janë domosdoshmërisht të këqija për shëndetin tuaj. Ju me siguri mendoni ndryshe, pasi keni ndjenja të pakëndshme gjatë debatit. Madje ndonjëherë mezi merrni frymë dhe jeni në tension të madh.

Mirëpo ky studim i ri tregon se konfliktet në familje mund të bëhen çelësi për një jetë të gjatë. Megjithatë ka gjithmonë një “por”. Studiuesit thonë se nëse dëshironi të jetoni më gjatë dhe shëndetshëm, duhet të debatoni me stil me partnerin/en tuaj. Kjo është mënyra e vetme që gjërat të funksionojnë.

Ky zbulim është i bazuar mbi shkencën. Studimi u përqëndrua në 192 çifte të martuara gjatë 32 viteve. Qëllimi i tij kryesor ishte të zbulonte nëse sjellja e partnerëve ndikonte në vdekshmërinë e tyre. Secili çift u pyet për konfliktet në jetën e tyre familjare dhe mënyrën se si ata i zgjidhnin.

Sipas rezultateve, një ndryshim më i madh në stilin e reagimit mes gruas dhe burrit lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes së hershme. Në një situatë ku njëri prej partnerëve tenton ta mbajë zemërimin brenda, ndërsa tjetri e shpërthen atë, rreziku i vdekjes gati dyfishohet.

Mënyra më e favorshme për t’u marrë me zënkat është dialogu i zjarrtë ku secili partner flet për dhimbjet dhe problemet e veta. Heshtja nuk ndihmon asnjëherë për të zgjidhur një problem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...