Dhjetë gishtërinj, dhjetë personalitete, po ju ku e mbani unazën? - Bota Sot
Dhjetë gishtërinj, dhjetë personalitete, po ju ku e mbani unazën?

Life style

Dhjetë gishtërinj, dhjetë personalitete, po ju ku e mbani unazën?

Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:20
Ilustrim

Unazat janë një nga pjesët më popullore të bizhuterive, jo vetëm për gratë dhe njerëzit e martuar. A e dini se ka arsye pse ju mbani unaza në një dorë të caktuar dhe në një gisht të caktuar, edhe pa vetëdije?

Për shembull, dora e majtë – siç shpjegohet nga "Il Buongiorno" – është dora e zemrës, prandaj ajo tregon lidhjet e vëllazërisë dhe dashurisë.

Një unazë në gishtin e vogël tregon një personalitet të prirur për t’u vënë re për detaje të vogla të çmuara, ndërsa për burrat kjo mund të nënkuptojë lidhjen me një grup.

Në gishtin unazor, ku unaza e dasmës zakonisht vendoset, tregon një lidhje të thellë me dikë që ka marrë një zotim ose një premtim.

Në gishtin e mesëm janë më misterioz: ata që kanë një unazë në gishtin e mesëm nuk duan të japin shumë informacion rreth statusit të tyre dhe kushteve të tyre të jetesës. Për të përfunduar me gishtin e madh: personalitet i fortë dhe detajues lidhur me modën. Kjo ishte dora e majtë.

Në anën e djathtë, megjithatë, unaza në gishtin e vogël tregon një personalitet të fokusuar fort në punë. Gishti para të voglit tregon një lidhje që nuk mund të formalizohet ose një dashuri të pamundur.

Gishti i mesit tregon një person më enigmatik dhe korrespondon me ata që duan të tregojnë vetëm një aspekt të caktuar të vetvetes, pa treguar fytyrën e tyre të vërtetë.

Në gishtin para të madhit të dorës së djathtë njerëzit e ndjeshëm dhe të matur mbajnë unazat, ose një lidhje që po kthehet në diçka më të shumë.

Unaza në gishtin e madh të dorës së djathtë, në anën tjetër, tregon një qasje shumë të drejtpërdrejtë në jetë, e cila nuk shkakton shumë probleme por shkon drejt rrjedhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...