Vajza, më mirë mësojini përmendësh! Ja 7 gënjeshtrat më të zakonshme të burrave - Bota Sot
Vajza, më mirë mësojini përmendësh! Ja 7 gënjeshtrat më të zakonshme të burrave

Life style

Vajza, më mirë mësojini përmendësh! Ja 7 gënjeshtrat më të zakonshme të burrave

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Cilat janë gënjeshtrat më të zakonshme të burrave? Studimi që ka anketuar rreth 10.000 burra dhe gra ka klasifikuar gënjeshtrat në të zakonshme që përdorin burrat.

Të anketuarat femra kanë qenë shumë më të qarta kur bëhej fjalë për të klasifikuar gënjeshtrat e burrave:

1. Unë nuk jam i martuar, apo s’jam në një marrëdhënie. (Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe që po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që çke me të).

2. Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.

3. Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. (Ndonjëherë duket se është justifikimi më i lehtë, për të mos dhënë sqarime).

4. Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. (Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!)

5. Po, e takova, por asgjë nuk ndodhi … (Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…)

6. E shoh vetëm si shoqe, është vetëm një kolege pune. (Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar…)

7. Do të të telefonoj nesër. (Dhe nuk të merr më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni?)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...