Pse duhet të flirtosh edhe kur je në një marrëdhënie? - Bota Sot
Pse duhet të flirtosh edhe kur je në një marrëdhënie?

Life style

Pse duhet të flirtosh edhe kur je në një marrëdhënie?

Më: 26 maj 2019 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Vë bast se shumica e atyre që janë në një marrëdhënie, lexuan titullin e mësipërm dhe ngritën vetullat në shenjë mospranimi. Mendimi i parë që me shumë mundësi u erdhi në mendjen e tyre ishte: “Po unë jam në një lidhje, s’duhet të flirtoj”.

Duhet të dini se marrëdhëniet në çift nuk kanë kurrë në mesin e tyre një kontratë të shkruar që thotë se duhet të heqim dorë nga veçoritë tona seksuale. Si qenie njerëzore që jemi, seksualiteti ynë ekziston jo vetëm kur jemi beqarë/beqare por edhe në një romancë. Po kështu, të qenit në një lidhje s’do të thotë se duhet t’ia mbushin vazhdimisht mendjen vetes që dikush nuk është tërheqës. Kur je në një lidhje ke një marrëdhënie të vazhdueshme me partnerin/partneren në të cilin askush s’mundet të ndërhyjë. Por është tërësisht e mundur (dhe normale) që të ndjesh një lidhje sado të vogël (shkëndijë) me dikë, diku atje tej. Kur them “të flirtosh” nuk nënkuptoj të spikasësh një tufë njerëzish dhe t’u marrësh numrat. Ekziston një kufi fare i ngushtë mes flirtimit dhe tradhtisë. Flirtimi ka kufijtë e tij të dukshëm, ku ti (siç thashë edhe më lart) nuk pret të shkëmbesh numrin apo të dalësh me dikë. Nëse ti dhe partneri yt vendosni ta aplikoni “flirtimin” dijeni se ajo çfarë po bëni është shumë e rëndësishme. Ja pse:

Ndjesia e “mbytjes”

Marrëdhënia në çift shpesh lidhet me nocionin e “bllokimit, të rënit në grackë”. Sapo përfundon faza fillestare euforike e një marrëdhënieje, partneret ndihen të mbytur. Të kesh ndjenja për dikë konsiderohet tradhti e hapur mendore dhe emocionale, ndaj detyrimisht e shtyjmë veten ndaj ndrydhjes së pashmangshme. Përse duhet ta kufizojmë veten rreth të qenit të interesuar për njerëz të tjerë? Sa më shumë përpiqemi t’u vendosim fre nevojave tona bazike, aq më të bllokuar ndihemi.

Është psikologjike

Sapo afrohesh me dikë dhe bisedon do të vësh re se sapo të përfundojë biseda, tërheqja do nisë të zbehet paksa. Kemi dëgjuar kaq shpesh të thuhet: “Ti dëshiron atë çfarë nuk mund të kesh.” Arsyeja pse ne tërhiqmi pas dikujt tmerrësisht shumë gjatë kohës që jemi në një lidhje është për vetë faktin se nuk mund të flasim me ta dhe t’i njohim. Le të themi një mollë e ndaluar, dhe ju e dini sa intriguese është gjithçka e ndaluar. Kështu, ideja për të tradhtuar nis e rritet dhe ne fillojmë të kërkojmë një rrugëdalje në vend që thjesht të çlirohemi. Zgjidhja e duhur për t’i mbajtur larg këto mendime është të flirtosh, flirtosh, flirtosh. Sapo ta bësh do kuptosh se idea e të qenit “në grackë, i bllokuar” ishte thjesht në kokën tënde.

Dy individë të ndarë

Të qenit jo një, por dy individë do të thotë se në fund të fundit jeni një qenie e lirë. Nuk ka përse ti dhe partneri/ja ë veproni si një njësi e vetme kurdoherë. (Dhe jo, kjo s’ka të bëjë me mungesën e dashurisë). Ju jeni të lirë të flirtoni, bisedoni me dikë apo të pëlqeni shumë njerëz të tjerë. Duke qëndruar gjithë kohës bashkë dhe vepruar si një individ i vetëm do të ndjeni se si partneri/ja do humbasë vëmendjen dhe interesin tuaj, ndoshta njësoj si edhe ti te ai/ajo. Çfarë do ndodhë? Interesimin do ta kërkoni tjetërkund! Duhet të dini se pavarësia është një çelës tepër i rëndësishëm për suksesin e marrëdhënieve në çift dhe jo vetëm.

Është testim

Ndonjëherë të flirtuarit ju shtyn ta vlerësoni akoma më shumë partnerin/en pasi ju ndihmon të kuptoni se sa të përkushtuar dhe lumtur jeni në lidhjen tuaj. Nëse po, padyshim që s’do të tundoheni për të hedhur hapin tjetër, atë të tradhtisë.

Është qejf

Të jesh në një marrëdhënie nuk do të thotë që duhet të ndalosh së bëri qejf. E mban mend sa argëtuese ishte kur e takove partnerin/en për herë të parë? Vështrimi, ngacmimi, e të tjera? Këto ndjesi zhbëhen me kalimin e kohës ndaj pse të mos i jetoni sërish?

Flirtimi me njerëz të tjerë është një vendim personal, shkruan anabel. Nëse ndjen se nuk do ta bësh mos e bëj; në të kundërt, nëse marrëdhënia të shtyn të ndihesh “i/e bllokuar” shko dhe flirto. Vizato kufijtë dhe vazhdo ta duash partnerin tënd.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...