Test emocional: Zbulo cila është plaga emocionale që mbart brenda vetes?

Life style

Test emocional: Zbulo cila është plaga emocionale që mbart brenda vetes?

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Me këtë test emocional, duam t’ju ofrojmë të mendoni për ato plagë emocionale që secili prej nesh mbart brenda vetes. Reflektoni mbi nevojën për t’i shëruar ato në mënyrë që të përballeni me të ardhmen në një mënyrë më serioze.

Plagët emocionale nuk janë vetëm ato që rrjedhin nga ngjarje veçanërisht dramatike ose traumatike që prekin sferën e emocioneve. Jo. Ato janë gjithashtu ato blloqe apo zbrazëtira që mund të ndiejmë, të cilat bëhen pengesë për të jetuar plotësisht jetën tonë.

Prandaj, shërimi i plagëve emocionale është, në radhë të parë, një akt i njohjes së tyre.  Hapi i parë për të shëruar një plagë emocionale është të pranoni se jo gjithçka ka shkuar, ose po shkon, sipas dëshirave të dikujt. Ne gjithashtu kemi nevojë për një kapacitet për përpunim dhe pajtim me vetveten, dhe për të pasur sukses në këtë, ne nuk duhet të nxitojmë.

Testi emocional:

Zgjidhni një nga 3 imazhet e propozuara, më pas lexoni profilin që i përgjigjet zgjedhjes suaj:

Imazhi nr. 1

Sipas këtij imazhi, plaga që duhet të shërohet, është ajo e braktisjes. Shkaku mund të vijë nga larg, shpesh nga fëmijëria, por gjithashtu mund të jetë rezultat i qëndrimeve personale në moshën e rritur.

Këshilla që testi emocional jep është: për të shëruar plagën tënde duhet të kesh më shumë besim tek vetja, të mos ndihesh si një kokë turku apo një person i vetëm.

Imazhi nr. 2

Plaga emocionale që duhet të shërohet ka të bëjë me padrejtësitë. Me siguri jetojmë në një botë të çuditshme, një vend ku drejtësia shpesh harrohet. Reagimi ndaj kësaj gjendjeje duke u mbyllur në vetvete, ose duke ushqyer zemërim dhe hakmarrje, nuk është mënyra më e mirë. Fleksibiliteti më i madh, që nuk do të thotë pajtueshmëri, mund të ndihmojë në kapërcimin e kësaj plage emocionale.

Imazhi nr. 3

Është zgjedhja që ballafaqohet me një nga plagët më të vështira për t’u kapërcyer: ajo e tradhtisë.

Ndërgjegjësimi se tradhtia ekziston duhet të sugjerojë një formë të maturisë, një ekuilibër më të madh. Por pa humbur kurrë entuziazmin dhe dëshirën për të ecur përpara. Pranimi se ka njerëz në gjendje të tradhtojnë është hapi i parë drejt tejkalimit të kësaj plage emocionale. Gjithashtu konfirmon dallimin e madh midis jush dhe vizionit të tyre për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat