Gruaja - burrit live në emision: Mbaj edhe dashnore, nuk më intereson fare

Life style

Gruaja - burrit live në emision: Mbaj edhe dashnore, nuk më intereson fare

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:52
Anila dhe Qemali

Të ftuar në rubrikën "Shihemi në gjyq", ishin Anila dhe Qemali, një çift me pothuajse 20 vite martesë. Anila, 38 vjeç tha se nuk i intereson fare bashkëshorti, por gjithçka që ajo kërkon është qetësia në pronën e saj me 3 fëmijët. 

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në një fshat të Durrësit që në vitin 1998, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Fakti që Qemali vazhdimisht mbron vëllezërit, dhe nuk i qëndron në krah gruas ka sjellë edhe ftohje në çift. Ata jetojnë të ndarë prej shumë vitesh si pasojë e emigracionit të tejzgjatur. Anila tha se nuk i intereson më Qemali  dhe se ai po të dojë mund të ketë edhe një jetë tjetër në Suedi.

Image

Anila: Edhe dashnore le të ketë zonja Eni. Nuk më intereson. Dua që të ndalet konflikti.

Eni Çobani: Aaa. Nëse ju jeni e sigurt që ai ka një jetë tjetër atje, është shumë e rëndë kjo. Juve po ju akuzon bashkëshortja shumë rëndë zoti Qemal. Keni një jetë tjetër në Suedi? Nuk besoj.

Qemali: Po emigrantë jemi, të lirë jemi atje. A mund të më thuash një emigrant që nuk ka dikë.

Anila: Shikoje zonja Eni. Dhe unë me 3 fëmijët këtu.

Eni Çobani: Tani unë jam pa fjalë. Nëse të gjithë emigrantët…e thatë për shaka besoj.

Qemali: E thashë për shaka zonja Eni.

Eni Çobani: A për shaka, por gjysma e shakasë është e vërtetë kështu që…

Anila: Po, po, për shaka, nuk më intereson shakaja zonja Eni. Le të ketë edhe dashnore, nuk më intereson zonja Eni.

Eni Çobani: Besoj që emigrantët jashtë nuk shkojnë për këto qëllime. Shkojnë për të mira materiale për familjet që lënë këtu. Dhe i përshëndesim të gjithë emigrantët.

Anila: Zonja Eni, qetësia materiale është qetësia e familjes.

Eni Çobani: Unë po të isha në vendin e Anilës do ta kisha të vështirë të thoja bëj çfarë të duash. Unë s’jam nga ato që të them ty bëj çfarë të duash.

Anila: Zoti Ardit mua nuk më intereson fare. Fare nuk më intereson.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk të intereson?

Anila: Burri nuk më intereson fare. Fare, fare, fare.

Ardit Gjebrea: Si moj nuk të intereson burri?

Anila: Kam 3 djem si 3 yje. Përderisa ky nuk gjen një zgjidhje, që të jetojë gruaja me 3 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Po sa vjeçe je ti?

Anila: 38.

Ardit Gjebrea: 38 vjeçe dhe s’të intereson burri?

Anila: Fare, sepse ma ka mbush kupën zoti Ardit. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat