Femrat janë më produktive në zyre të ngrohta

Life style

Femrat janë më produktive në zyre të ngrohta

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Çdo kush që punon në zyre e din për fjalosjet që lindin kur diskutohet temperatura.

Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë… është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur meshkujt dhe femrat ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.

Sidoqoftë, sipas një studimi të ri, rritja e termostatit mund të jetë fitimprurëse për produktivitetin e femrave.

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyre mund t’ua përmirësojë femrave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara kognitive.

Për këtë studim, i cili është publikuar në revistën shkencore “Plos One”, hulumtuesit i kanë analizuar 543 studentë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se femrat performojnë më mirë në detyra verbale dhe matematikore kur janë në temperatura të larta.

Pra, tani është dëshmuar se temperatura në zyre nuk ka të bëjë vetëm më rehatinë e femrave, por edhe me performancën e tyre në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat