Flokë më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, maskë me banane dhe mjaltë - Bota Sot
Flokë më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, maskë me banane dhe mjaltë

Life style

Flokë më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, maskë me banane dhe mjaltë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Kush dëshiron që të ketë flokë më të shëndetshëm dhe me më shumë shkëlqim, mund të përdorë fare mirë një maskë të përgatitur në shtëpi dhe pa kosto.

Gjithçka ju duhet është një banane pak mjaltë dhe qumësht.

Copëtoheni një banane dhe shtypeni deri sa të krijohet një masë homogjene, ndërsa më tej shtoni dy lugë mjaltë.

Bëni kujdes që masa të jetë e tretuar mirë dhe homogjene. Më pas shtoni dhe dy lugë qumësht të vakët dhe përziejeni mirë.

Masën e përftuar aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëreni që të veprojë për 15-20 minuta. Pas kësaj lahuni normalisht, dhe do të shikoni ndryshimin befasues në flokët tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...