Një në 5 vajza bie pre e bullizmit për shkak të menstruacioneve

Life style

Një në 5 vajza bie pre e bullizmit për shkak të menstruacioneve

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Një në pesë vajza ose gra të reja kanë rënë pre e bullizmit për shkak të menstruacioneve.

Sipas një studimi të ri shumë prej tyre e vuajnë në heshtje.

Nga 20% e 14-21 vjeçareve që pranuan se kishin rënë prej e bullizmit, 49% e tyre nuk kishte folur me asnjë njeri rreth ngacmimeve që u përballën.

67% e vajzave të pyetura thanë se bullizmi ndodhte kryesit në shkolla dhe 66% e tyre thanë se nuk kanë hyrë në mësim për shkak të periodave.

Sipas studimet ende femrat e ndjenjë stigmën e përhapur rreth menstruacioneve. Madje u vjen turp të flasin për periodat e tyre, edhe me shoqet.

Edhe kur mbarojnë shkollën e mesme, hyjnë në shkollën e lartë apo në punë, menstruacionet mbeten tabu.

Shumë gra fshehin tamponat dhe e kanë të vështirë të flasin për simptomat e periodave, edhe nëse kjo ndikon në aftësinë e tyre për të punuar.

Studimi u publikua nga Plan International UK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat