Shkenca thotë se çiftet e lumtura i kanë disa gjëra të përbashkëta

Life style

Shkenca thotë se çiftet e lumtura i kanë disa gjëra të përbashkëta

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:03
Ilustrim

Lidhjet romantike janë sfiduese, shpërblyese, konfuze, të lodhshme – e ndonjëherë, që të gjitha këto njëkohësisht.

A duhet t’i merrni gjërat ngadalë në fillim apo thjesht të zhyteni menjëherë thellë në lidhje? A mund të qëndrojnë gjërat e ‘nxehta’ në dhomë të fjetjes edhe pas disa viteve së bashku? Çfarë ndodh kur njëri prej jush dëshiron t’i përdor kursimet e pushimeve për të investuar në Bitcoin e tjetri dëshiron të shkojë në pushim?

Përgjigjet nuk janë gjithmonë të qarta, por kur është fjala për kënaqësinë martesore, shkenca ka gjëra interesante për të ofruar.

Sipas hulumtimeve, çiftet më të lumtura janë ata të cilët:

Nuk fjalosen përmes mesazheve

Çfarë veçse ka qenë e qartë gjithmonë, tanimë është konfirmuar edhe nga shkenca: çiftet që fjalosen përmes mesazheve; kërkojnë falje përmes mesazheve; dhe/ose provojnë të marrin vendime përmes mesazheve, janë më pak të lumtur në lidhje.

Kur është fjala për çështje të rëndësishme, mos e lini një “emoji”ta zë vendin e fytyrës.

Nuk bëjnë fëmijë

Fëmijët janë pjesa më domethënëse e jetës. Fatkeqësisht, ata janë ferri për lidhjet romantike. Studime të shumta kanë treguar se çiftet pa fëmijë (të martuar apo pamartuar) janë më të lumtur.

Kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni të lumtur nëse bëni fëmijë – thjesht duhet ta kuptoni se është normale të mos ndiheni të lumtur ndonjëherë.

Kanë miq që janë të martuar

Shkenca thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët e shpenzoni shumicën e kohës.

Sipas hulumtimeve, ju jeni 75% më të prirë të shkurorëzoheni nëse një shok/shoqe apo i afërm veçse e ka bërë të njëjtën gjë.

E din kush çfarë bën kur është fjala për punët e shtëpisë

Çiftet që pajtohen t’i ndajnë punët e shtëpisë janë më të lumtur në lidhje.

Pra, çiftet që kanë përgjegjësi të definuara qartë janë shumë më të kënaqur në lidhje.

Janë shokë të ngushtë

Martesa në tërësi shpie në rritje të niveleve të lumturisë.

Megjithatë, ekspertët po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë partnerin martesor si shok/shoqe të ngushtë janë dyfish më të kënaqur në martesë sesa tjerët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat