Edhe meshkujt vuajnë nga stresi kur bëhen prindër

Life style

Edhe meshkujt vuajnë nga stresi kur bëhen prindër

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:26
Ilustrim

Nuk janë vetëm nënat të prira që të vuajnë nga stresi pas lindjes. Një studimi i ri amerikan pohon se i njëjti problem i përfshin edhe 10% të baballarëve.

Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Eastern Virginia në Norfolk, kanë grumbulluar të dhënat nga 43 studime ku ishin dokumentuar 28.000 raste të depresionit të baballarëve, nga tre mujori i shtatzënisë së gruas deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.

Në përgjithësi, sipas rezultateve, 10% e baballarëve vuajnë nga depresioni, disa muaj para dhe pas lindjes së fëmijës.

Derisa dihet se 30% e femrave mund të sëmuren nga depresioni pas lindjes, shumë pak ka njohuri mbi gjendjen emocionale të meshkujve pasi bëhen prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat