Stresi i punës dhe papunësisë, është zyrtarisht sëmundje

Life style

Stresi i punës dhe papunësisë, është zyrtarisht sëmundje

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Stresi i punës ose i papunësisë, i njohur si “burnout”, njihet zyrtarisht si sindromë.

Është kjo ajo që ka vendosur Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës mund të jesh prekur nga “burnout”, përballë mungesës së energjisë, izolimit të punës apo ndjesive negative në punë.

Madje OBSH jep edhe direktivat mjekësore për ta diagnostikuar. Sindroma e burnout ka hyrë kështu zyrtarisht në listën e International Classification of Diseases të OBSH.

Bëhet fjalë për manualin e OBSH, i cili orienton mjekut se si ta njohin dhe diagnostikojnë sëmundjen.

Lodhja në punë, ndikon dukshëm në gjendjen shëndetësore dhe burnot, cilësohet si një problem i lidhur me ngarkesën e punës ose papunësinë.

Kjo sëmundje është e karakterizuar nga tre simptoma thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndjesi lodhje mendore dhe fizike, rritje e distancës mendore me punën dhe ndjesitë negative si dhe reduktim i efikasitetit profesional.

Vendimi për të klasifikuar stresin e punës si sëmundje u mor në Asamblenë Botërore të OBSH, e cila u mbyll të martën në Gjenevë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat