E keni menduar se çfarë duhet të bëni kur në një intervistë pune ju ofrojnë kafe? - Bota Sot
E keni menduar se çfarë duhet të bëni kur në një intervistë pune ju ofrojnë kafe?

Life style

E keni menduar se çfarë duhet të bëni kur në një intervistë pune ju ofrojnë kafe?

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:07
Ilustrim

Shefi i një kompanie ka treguar për “Venture Podcast” se ajo që ai shikon në një punonjës potencial, gjatë një interviste pune, nuk ka të bëjë aspak me CV-në, aftësinë apo njohuritë e tij për kompaninë. Trent Innes, drejtori i menaxhimit të Xero Australia ka treguar se ai përdor një teknikë të pazakontë për të kuptuar nëse personi që do të intervistojë është apo jo i duhuri.

Para se të fillojë, ai e merr kandidatin/en për një shëtitje në kuzhinë, ku mund t`i ofrojë kafe, çaj, ujë apo ndonjë pije tjetër. Pasi ata marrin diçka për të pirë vazhdojnë intervistën në zyrë dhe ajo që Innes i kushton vëmendje në fund është nëse kandidati do ta kthejë filxhanin sërish në kuzhinë apo do ta lërë mbi tavolinën e zyrës. Ai refuzon të punësojë dikë që nuk do ta çonte në kuzhinë filxhanin e tij, pas përfundimit të intervistës.

“Dikush mund të jetë shumë i aftë dhe i zgjuar, por ka shumë rëndësi edhe qëndrimi dhe sjellja. Dhe ajo që dua të them është ‘laj filxhanin tënd të kafesë’. Dëshiroj të sigurohem që do të kem pranë vetes njerëz që kanë sensin e pronësisë, pasi këtë po kërkoj: sens zotërimi dhe mentalitet në rritje”, – është shprehur ai.

Me këtë gjë Innes dëshiron të gjejë punonjësit perfekt që përshtaten me kulturën e kompanisë së tij. Ai tregoi se vetëm 10% e njerëzve nuk ofroheshin ta kthenin filxhanin në kuzhinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...