Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve

Life style

Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:40
Foto Ilustrim

Të gjithë e dimë se patatet janë të mbushura me vlera të ndryshme ushqyese, si me vitaminë B dhe C, e këto ndikojnë në parandalimin e rrudhave dhe në mënyrë të drejtpërdrejt e zbardhin tonin e lëkurës.

Por a e dini se edhe lëvoret e patateve sjellin përfitime të ndryshme? 

Lëvorja e patates për trajtim të flokëve

Lëvoret e patateve mund të ndihmojnë në shndritjen e flokëve dhe në rritjen më të shpejtë të tyre.

Direktivat: Përzieni në blender lëvoret e patateve dhe lëngun e fituar aplikojeni në skalp. Bëni masazh flokëve për pesë minuta dhe lëreni ashtu për 15 minuta tjerë. Pastroni flokët me ujë të nxehtë.

Lëvorja e patates për zbardhje të lëkurës.

Nëse nuk e kuptuat deri tani, është mirë të mos i hidhni lëvoret e patateve por t’i përdorni për qëllime bukurie. Në fakt, lëvoret e patateve mund t’i përdorni edhe për zbardhjen e lëkurës.

Direktivat: Pjesën e brendshme të lëvoreve fërkojeni në lëkurë. Për ta shpejtuar procesin, mund t’ia shtoni lëvores pak lëng limoni dhe lëreni lëngun të qëndrojë në fytyrë deri sa të thahet. Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat