Shenjat që tregojnë se ajo nuk është femra e duhur për ju

Life style

Shenjat që tregojnë se ajo nuk është femra e duhur për ju

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Ndiheni i pavlerësuar? A ju fajëson gjithmonë për problemet në lidhje? Atëherë, ajo thjesht mund të mos jetë e duhura për ju!

Shumë artikuj kanë diskutuar për gjërat të cilat meshkujt e mirë nuk duhet t’i bëjnë, e gjithashtu edhe për gjërat që ata mund t’i bëjnë më mirë.

Por, nuk duhet të harrojmë se janë dy anë në lidhje dhe se edhe meshkujt duhet ta dinë se çfarë duhet të shikojnë te një femër.

Më poshtë i keni disa shenja të cilat, sipas ekspertëve, tregojnë se ajo thjesht nuk është e duhura për ju.

Nuk vlerëson asgjë
Nëse jeni lloji i mashkullit që vazhdimisht bën gjëra të vogla për ta bërë atë të ndihet e veçantë, është thuajse në mënyrë të barabartë e rëndësishme që ajo të jetë lloji i femrës që e shfaq në çfarëdo mënyre se i vlerëson përpjekjet tuaja.

Ajo nuk është fajtore asnjëherë
Një shenjë serioze është kur ajo nuk e merr përgjegjësinë për veprat e saj dhe gjithmonë përpiqet t’ju fajësojë juve apo dikë tjetër (veçanërisht juve). Marrja e përgjegjësisë ka të bëjë me të qenit e hapur për të mësuar dhe për t’u pjekur.

Shenjat e vogla…
Nëse ajo gjithmonë i shtynë apo i anulon planet, nëse i duhen shumë minuta apo orë për t’jua kthyer mesazhet apo thjesht nëse në përgjithësi ju duket e pa interesuar, bëjani vetes një të mirë dhe largojeni atë nga jeta juaj.

Fjaloseni tërë kohën
Nuk ka nevojë të shpjegohet kjo edhe aq shumë. Nuk ka rëndësi se sa shumë e dashuroni dikë, nëse gjithmonë ju sjell vetëm negativitet në jetë, atëherë duhet të ndaheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat