Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Life style

Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:08
Warren Buffett

Warren Edward Buffett është një prej investitorëve më të mëdhenj në botë dhe po ashtu një filantrop i madh.

Nëse ju duhen 3 fjalë për ta përshkruar këtë person, atëherë ato janë: biznesmen, investitor dhe filantrop.

Veç kësaj, ai është një prej njerëzve më të pasur në botë.

Warren Buffett shpeshherë jep këshilla shumë të vlefshme.

Qoftë nëse është fjala për paralajmërimet që i ka bërë kundër Bitcoin-it apo për këshillat se si të bëni biznes suksesshëm, Warren Buffett respektohet shumë për mendimet e tij në biznes.

Në një intervistë për CNBC, Warren kishte thënë se investitorët duhet ta shmangin marrjen e parave hua për të blerë aksione.

“Është çmenduri të rrezikoni çfarë posedoni dhe çfarë keni nevojë për diçka që vërtet nuk keni nevojë… Nuk do të bëheni më të lumtur nëse e dyfishoni pasurinë.

Partneri im, Charlie, thotë se janë tri mënyra se si një person i mençur mund të mbetet pa para: alkool, zonja dhe huamarrje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat