Edhe të rriturit mund të kenë gjumë të mirë nga lëkundjet - Bota Sot
Edhe të rriturit mund të kenë gjumë të mirë nga lëkundjet

Life style

Edhe të rriturit mund të kenë gjumë të mirë nga lëkundjet

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:17
Ilustrim

Ne dimë që foshnjat përfitojnë nga lëkundjet për të fjetur. Tani një studim sugjeron se një gjë e tillë i ndihmon edhe të rriturit të flenë më mirë.

Studiuesit nga Universiteti i Gjenevës kanë ndërtuar një shtrat të veçantë që lëkundet lehtësisht gjatë gjithë natës.

Ata e testuan atë në 18 të rritur dhe gjetën se u zgjuan më pak gjatë natës dhe se flinin gjumë më të thellë se në një shtrat normal.

Shkencëtarët thanë se lëkundjet rezultuan në një periudhë më të gjatë të valëve të ngadalta të trurit që shkaktuan gjumë të thellë dhe përmirësuan kujtesën e tyre.

Elektrodat që regjistruan valët e trurit zbuluan se periudha e gjumit të thellë ishte më e gjatë duke u lëkundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...