Dhimbja është mësuesja më e mirë në jetë

Life style

Dhimbja është mësuesja më e mirë në jetë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:26
Ilustrim

Kam menduar për ngjarjet dhe përvojat e kaluara të jetës sime, për historitë e përditshme që kam dëgjuar dhe për kurat që kam ndjekur, dhe sot konkludoj se vdekja është diçka që mund “të na madhërojë”.

Si? Kur humbim një të dashur, kur përfundojmë një cikël profesional ose dashuror, kuptojmë se fundi i diçkaje na ofron një mundësi të jashtëzakonshme për dije, vlerësim dhe rimëkëmbje.

E njihni frazën “dhimbja është mësuesja më i mirë në jetë”, sepse është shumë e vërtetë! Kur ballafaqohemi me dhimbjen e humbjes, ndarjes ose përfundimit të diçkaje, ne jemi të detyruar të ribëhemi, të kërkojmë alternativa të reja të jetës dhe madje edhe të mbijetesës.

Studimet kanë treguar se shumë pacientë, duke kuptuar se vdekja po afrohet apo që ata janë në fund të jetës së tyre, pendohen që nuk kanë dashur më shumë, që nuk kanë kaluar më shumë kohë me familjet e tyre, puthjet që nuk i kanë dhënë, të gjitha gjërat që paratë nuk munden t’i blejnë. E gjithë kjo quhet JETË!

Ne kalojmë gjithë jetën tonë, më shumë të shqetësuar për përmbushjen e nevojave ekonomike dhe boshllëqet në ekzistencën tonë, bëhen hendeqe dhe vrima të mëdha brenda nesh. Dhe si pasojë, jetojmë një jetë të tillë automatike, sa nuk e kuptojmë që kalon koha.

Dhe kur ballafaqohemi me vdekjen e dikujt, mendimi se sa të parëndësishëm e të vegjël jemi, vjen i pari në mendje.

Kur largohen nga puna, shumë veta ndihen të ofenduar dhe bëhen viktima të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit. Vetëm personi i vetëvlerësuar ka aftësinë për të konkluduar se ai nuk ishte mjaft i mirë, se nuk bëri më të mirën, ose se tani ka mundësi të ndjekë një ëndërr apo projekt të ri, të bëjë atë që i pëlqen dhe gjithashtu të studiojë dhe të përmirësohet, të përgatitet për një hap të ri, dhe sa më shumë do të përgatitet, aq më shumë do të jetë i lumtur.

Dhe kur përfundon një marrëdhënie dashurie, çfarëdo qoftë ajo, ka ndjenja zemërimi, trishtimi, zhgënjimi, pafuqie dhe frustrimi. Dhe kur zemra zbutet vjen ndjenja e mungesës, por mundësia unike për të analizuar nëse ishte me të vërtetë dashuri, ego ose thjesht rehati, apo konkluzioni se gjithçka funksionon për një kohë të caktuar dhe pastaj merr fund. Pranimi i fundit është mënyra më e mirë për të dy.

Shkurt, këto shembuj të jetëve të të gjithëve ne janë mundësi për të dashur më shumë veten, për të parë s endonjëherë harxhojmë kaq shumë kohë duke u dhënë shumë peshë gjërave që janë vërtetë kaq të vogla!

Përfitoni nga shansi i një fundi për të rinisur më të fortë, duke kërkuar alternativa të reja dhe duke u bërë më të fortë në qasjet që deri sot nuk i kishe.

Mbi të gjitha ec përpara, gjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat