Pyetja e zakonshme për paratë në intervistë të punës është kurth – asnjëherë mos u përgjigjni direkt!

Life style

Pyetja e zakonshme për paratë në intervistë të punës është kurth – asnjëherë mos u përgjigjni direkt!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një prej pyetjeve më të parehatshme që bëhet në intervistë të punës është “Çfarë rroge kërkon” ose “Çfarë rroge keni momentalisht”.

Sikurse në shumë rrethana tjera të parehatshme, reagimi juaj i menjëhershëm mund të jetë që menjëherë të jepni përgjigje, duke treguar se sa para bëni momentalisht dhe pastaj të shpjegoni se çfarë rroge kërkoni në punën e re që synoni ta fitoni.

Por, eksperti i financave personale, Ramit Sethi thotë se ky është kurth!

Kur punëdhënësit me përvojë dëgjojnë një përgjigje të drejtpërdrejt, ata menjëherë kanë një avantazh.

P.sh. ndoshta ata kanë qenë të gatshëm t’ju ofrojnë një rrogë shumë më të lartë sesa ajo që e keni kërkuar, dhe kështu ju humbni.

Megjithatë, në anën tjetër, nëse kategorikisht refuzoni t’i përgjigjeni kësaj pyetje, ju mund të krijoni përshtypje të keqe tek intervistuesi.

E mira është se nuk keni nevojë ta bëni këtë. Mjafton ta përvetësoni taktikën e mëposhtme nga politikanët dhe të përgjigjeni në mënyrë diplomatike.

Në pyetje të tilla, Sethi rekomandon të përgjigjeni diçka kështu: “E dini se çfarë, unë vërtet jam i lumtur që ndërkohë ta diskutojmë çështjen e parave, por për momentin jam duke e parë nëse dy palët jemi duke u përshtatur. Jam i sigurt se edhe ju jeni duke provuar ta bëni të njëjtën gjë”.

Sethi thotë se kjo përçon vetëbesim dhe profesionalizëm te intervistuesi, madje ai edhe mund të sugjerojë oferta të ndryshme në tavolinë.

Këshilla e tij është që të mos e negocioni rrogën derisa intervistuesi t’jua ofrojë një ofertë pune.

Sidoqoftë, në rastet tjera kur intervistuesi këmbëngul që të përgjigjeni, është mirë që të përgjigjeni sinqerisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat