Njihuni me vendin ku bashkohen toka dhe qielli

Life style

Njihuni me vendin ku bashkohen toka dhe qielli

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:34
Vendtakim

Salar de Uyuni në Bolivi është një nga peizazhet e rralla në Tokë ku ndjeheni sikur jeni në një pjesë krejt tjetër të universit.

Salar de Uyuni nuk është vetëm rrafshina më e madhe e kripës në botë, por ajo është njëherësh edhe pasqyrja më e madhe dhe më e saktë në botë.Për shkak të madhësisë dhe nivelit të litiumit, kur bie shi, e gjithë rrafshina shndërrohet një pasqyrë gjigante, e cila e reflekton qiellin, me një ndryshim me një përqindje shumë të vogël.

Kjo rrafshinë  e vjetër rreth 40.000 vjet, në të cilën dikur ishte liqeni Minchin, zë një sipërfaqe prej  12.000 kilometra katrorë.Me kalimin e kohës, ky liqe është tharë, ndonëse në afërsi kanë mbetur ende dy liqene:  Uru Uru dhe Poopó. Sipas disa supozimeve, në këtë rrafshinë ka rreth 10 miliardë ton kripë, prej të cilave çdo vit njerëzit marrin rreth 25.000 ton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat