Këshillat e psikologëve, që ju ndihmojnë të qëndroni të qetë gjatë një debati

Life style

Këshillat e psikologëve, që ju ndihmojnë të qëndroni të qetë gjatë një debati

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:50
Ilustrim

Debatet dhe konfliktet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni durimin. Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një fjalosje, prandaj nëse jeni në mesin e këtyre personave, është mirë t’i dëgjoni këshillat e mëposhtme nga psikologët:

Dëgjoni

Kur njerëzit ndjejnë se të tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë iniciojnë debate apo ndonjë lloj konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kështu që, sigurohuni që jeni duke e dëgjuar personin tjetër.

Bëni pyetje

Bëni pyetje të hapura sepse është esenciale për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend se të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “Çfarë”, “Përse” dhe “Si”.

Mos e ngrini zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për të filluar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.

Pranoni se nuk pajtoheni me diçka…

Nuk mund të prisni që çdo fjalosje të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar për diçka dhe kështu zgjidhet debati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat