5 këshillat që duhet të keni parasysh se si të mbroheni nga rrezet e diellit

Life style

5 këshillat që duhet të keni parasysh se si të mbroheni nga rrezet e diellit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Stina e nxehtë e verës duket se ka trokitur dhe sigurisht të shumta janë aktivitetet që njerëzit duan të bëjnë, si për shembull të shkojnë në plazh apo të bëjnë shëtitje në mal etj. Mirëpo gjatë temperaturave të larta duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit. Më poshtë ju sjellim 5 këshilla të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Healthy-magazine’:

Duhet të vendosni produktet mbrojtëse edhe mbi lëkurën, e cila është nxirë nga dielli, por duke e minimizuar gradualisht përdorimin e kremit.

Të thaheni mirë pasi keni dal nga uji. Efekti “pasqyrë” i pikave të ujit e ul kapacitetin e kremrave mbrojtës, madje edhe atyre rezistent ndaj ujit.

Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli, ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli. Megjithatë nuk mjafton të qëndroni në hije, pasi rrezet e diellit reflektohen edhe nga rëra apo nga uji, kështu që vetëm duke qëndruar poshtë çadrës mund të përthithim rreth 50% të këtyre rrezeve

Të përdorni filtra diellore me faktor mbrojtje më të lartë se 15-të. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve: në fakt kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30-të. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë 15-të.

Të vendosësh kremin e diellit përpara se të dilni nga shtëpia që në mëngjes dhe të vendoset sërish çdo dy orë sidomos pasi keni dalë nga uji i detit. Mbrojtja në fakt zhduket nga lëkura menjëherë pas kësaj periudhe kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat