I falni njerëzit shumë lehtë? 3 arsye pse nuk duhet ta bëni më këtë gjë

Life style

I falni njerëzit shumë lehtë? 3 arsye pse nuk duhet ta bëni më këtë gjë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:27
Ilustrim

Gjatë jetës na kanë mësuar se është mirë që emocionet negative t’i largojmë nga vetja dhe të mos mbajmë asnjë inat ndaj njerëzve. Faljen e përdorim shpesh si “ilaçin” më të mirë, por injorojmë faktin se kur praktikojmë dashurinë ndaj vetes duhet të shkojmë drejt një procesi natyral shërues, i cili mbart brenda edhe inatin. Kur ndjeheni keq nga një tradhëti apo dhimbje që ju ka shkaktuar dikush, falja nuk është domosdoshmërisht hapi i parë drejt shërimit. Në të vërtetë ajo kalon nëpër disa stade të tjera si refuzimi, zemërimi, pranimi dhe më pas falja. Këto janë 3 gjërat që mund t’ju ndodhin nëse ju i falni njerëzit shumë shpejt.

1. Mund të përfundoni shumë të lënduar

Kur ju i falni njerëzit për çdo gjë, ata mund të mendojnë se falja juaj nuk kushton asgjë dhe në të njëjtën mënyrë do të trajtojnë edhe ndjenjat tuaja, si të mos jenë asgjë!

2. Nuk do të trajtoheni mirë

Nëse keni një zemër të madhe dhe i falni njerëzit shumë lehtë, të paktën ju tregoni atyre se çfarë kanë shkaktuar.

3. Do të nënvlerësoni dhimbjen tuaj

Kur ju pranoni faljen e dikujt kur ende nuk i keni treguar atij/asaj se çfarë dëmesh ju ka shkaktuar në shëndetin mendor, do të thotë të nënvlerësoni dhimbjen që keni kaluar.

Megjithatë në fund të ditës ju duhet të bëni atë që ju bën të ndjeheni më mirë. Nëse falja ju sjell paqe ose nëse nuk ndiheni ende gati për të falur është e gjitha në dorën tuaj. Por nuk duhet të harroni se nuk duhet t’i lejoni njerëzit të përfitojnë nga zemërgjerësia juaj, duhet të mësoni ta vlerësoni më shumë veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat