Ekspertët tregojnë se në çfarë pjesë të trupit duhet ta hidhni parfumin dhe do habiteni!

Life style

Ekspertët tregojnë se në çfarë pjesë të trupit duhet ta hidhni parfumin dhe do habiteni!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Parfumi është një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një më përcaktues në stilin e një personi.

Është e vështirë të përcaktosh nëse ekziston një ditë ose stinë e veçantë ku duhet përdorur vazhdimisht parfum, por njëzëri pohojmë që ditët e nxehta të verës do të ishin të paplota pa nuhatjen e aromave joshëse.

Por e dini cili është sekreti i njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ? Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës, por mbi të gjitha ta hidhni në pikat e duhura të trupit.

Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza. Pikërisht siç e lexoni, hidhni parfum mbi kërthizë, sipas living. Aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat