Femër e bukur dhe joshëse, strategjitë që ‘shtrijnë përtokë’meshkujt

Life style

Femër e bukur dhe joshëse, strategjitë që ‘shtrijnë përtokë’meshkujt

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Janë të shumta femrat që armën e tyre sekrete kanë joshjen, por një ndërmarrje e specializuar në shitjen e produkteve të bukurisë “Superdrug”, rendit një sërë strategjish që përdoren prej tyre për tu dukur sa më të bukura dhe joshëse. 

– Një hedhje e thjeshtë parfumi. Pjesa më e madhe e femrave ka deklaruar se ndiheshin më joshëse kur në trupin e tyre hidhnin parfum. 

– Ndryshimi i krehjes ose ngjyrës së flokëve, e bën një femër tejet tërheqëse.- Një dush i ngrohtë i jep femrës një ndjesi mirëqënie dhe është më e prirur të tërheqë partnerin.

– Nxjerrja në pah e këmbëve, ndoshta duke veshur një minifund.

– Vlerësimi i gjoksit, duke veshur reçipeta që e mbajnë atë lart.

– Aplikimi i një kremi më të errët në fytyrë, për ti dhënë ngjyrë dhe ndriçim 
asaj.

– Plotësimi i veshjes me aksesorë, varëse, byzylykë apo këpucë fine.

– Veshje që nxjerrin në pah format e trupit.

Nga sondazhet e bëra siç raporton noa.al rezultoi se vetëm një ditë në javë femra ndihet plotësisht e bukur dhe tërheqëse, dhe në shumicën e rasteve kjo ditë përkonte me të shtunën mbrëma.

Sipas “Superdrug” thuhet se me sjelljet e tyre femrat janë plotësisht të vetëdijshme për strategjitë që përdornin dhe se duke u kujdesur për veten arrijnë të joshin partnerin e tyre, ndoshta dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat