Në Romë mund të merrni me qira “Instagram Boyfriend”

Life style

Në Romë mund të merrni me qira “Instagram Boyfriend”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:17
Instagram Boyfriend

Instagrami është rrjeti më i madh social për publikimin e fotografive, prandaj vajzat bëjnë gjithçka për një fotografi të mirë.

Sidomos gjatë pushimeve realizojnë fotografi me dashurinë e jetës dhe marrin mijëra pëlqime. Por ekziston një zgjidhje edhe për beqaret.

Nëse vizitoni kryeqytetin e Italisë, mund të merrni me qira një “Instagram Boyfriend” (“Të Dashur Instagrami”).

Personi do ju bëjë një lloj guide në të gjithë Romën, i cili në profesion është fotograf. E gjitha kushton 1.200 euro ku përfshihet turi dhe pagesa për fotografin (400 euro), i cili mund të kapë edhe momente “romantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat