Katër gjërat që ndodhin në shtrat kur dashuria mbaron

Life style

Katër gjërat që ndodhin në shtrat kur dashuria mbaron

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 22:07
ilustrim

Fundi i marrëdhënies rrallë mund të parashikohet. Para se kjo të ndodhë, shfaqen disa ‘simptoma’ dhe shenja se kjo lidhje po dobësohet.

Ndryshimet vijnë në të gjitha aspektet, si në sjelljen e përditshme, ashtu edhe në momentet më intime. Me pak fjalë, në të gjitha veprimet e jetës në çift.

Vëzhgo me vëmendje se çfarë ndodh në shtrat me personin e zemrës, në mënyrë që të dish se ku je me lidhjen tënde.

Po ju rrëfejmë 4 shenjat më të dukshme kur diçka nuk shkon në një lidhje dashurie:

1. Mungojnë momentet e pasionit

Nëse nis të programosh ditën se kur do bësh dashuri, ka shumë mundësi që flaka e pasionit të jetë fikur. Edhe pse, pas disa vitesh, apo muajsh, intensiteti apo frekuenca mund të ndryshojë apo të ulet, është e nevojshme të gjeni mënyra të reja për t’u argëtuar në shtrat. Por, nëse e shihni momentin intim si detyrë dhe jo si kënaqësi, duke caktuar dhe një ditë specifike, do duhet ta rikonsideroni këtë aspekt.

2. Frustrim

Kur kemi probleme me lidhjen tonë të dashurisë, nuk ka rëndësi nëse e mohojmë një gjë të tillë, gjërat nuk zgjidhen si me magji.

Është e bezdisshme dhe e pakëndshme nëse kalon një periudhë të vështirë dhe nuk bën asgjë për ta zgjidhur, sepse negativiteti dhe mendimet e këqia do të të bëjnë të ndihesh keq. Duhet më parë të njohësh arsyen e vërtetë të kësaj pengese dhe të sakrifikosh ndonjëherë edhe krenarinë dhe egon tënde për të zgjidhur konfliktin.

3. Po arratisesh nga lidhja

Kur lidhja shkon mirë në të gjitha aspektet, jeta e përditshme bëhet më e lehtë dhe jemi mirënjohës që kemi një mbështetje të besueshme në jetën tonë. Gjithsesi, përballë kohërave të vështira, e vërteta është që fillojmë të ndihemi në siklet kur jemi bashkë me partnerin apo partneren tonë. Ndaj, përveç faktit që momentet më intime mund të bëhen të mërzitshme, mund të ndodhë edhe që po i evitojmë ata.

4. Pa përqafime

Shenjat e afeksionit janë thelbësore në çdo marrëdhënie dashurie. Të përqafosh dhe të përkëdhelësh, duhet të jetë diçka normale. Nëse partneri/ja yt/jote ndalon së përkëdheluri, siç bënte më parë, ka mundësi që fundi i marrëdhënies suaj të jetë shumë afër, shkruan living.al. Një dashuri e qëndrueshme dhe e shëndetshme do duhet të ketë të gjitha llojet e puthjeve, flirtimeve, përkëdhelive dhe mbi të gjitha të përqafimeve. Këto janë shenjat që tregojnë se tjetri shqetësohet për ty dhe mendon për një të ardhme së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat