Cilat sekrete më së shpeshti fshehin femrat nga partnerët e tyre?

Life style

Cilat sekrete më së shpeshti fshehin femrat nga partnerët e tyre?

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:58
Ilustrim

Femrat dëshirojnë të jenë paksa misterioze dhe pothuajse secila prej tyre ka disa nga sekretet e saj të vogla që ajo mban nga burri i saj, duke pasur frikë nga dënimi.

Këto janë vetëm disa prej tyre, transmeton KosovaPress.

-Flet për miken më të mirë

Nuk ka pothuajse asnjë grua që nuk i tregon mikes së saj më të mirë për detajet e gjërave që ndodhin në marrëdhënien e saj, pavarësisht nëse është aktiviteti në dhomën e gjumit ose shuma në llogarinë e tij. Për sa i përket komunikimit të mirë me partnerin e saj, është e rrallë që një grua ndan me të gjitha sekretet që ajo flet në katër mure me miken e saj më të mirë.

- Mban sekret numrin e partnerëve seksualë

Shumë meshkuj shpesh pyesin se sa shpesh e dashura e tyre ka ndërruar më herët partnerët, por pak marrin përgjigje të sinqertë. Ato këtë e bëjnë nga dëshira që të mos duken të shthurura, madje  edhe vetë nuk duan të kujtojnë disa prej tyre.

- Qimet në trup

Qimet në trupin e femrës janë akoma një temë tabu dhe ekziston një shans i madh që nuk ka femër që do të lavdërojë partnerin e saj për qimet në këmbë apo nën sqetulla.

- Ëndërrojnë për dikë tjetër derisa janë me të Edhe në lidhje, femrat imagjinojnë të kenë marrëdhënie seksuale me një bukurosh të huaj, pa detyrime dhe presion të përditshëm.     

- Kanë mendime ‘të ndyta’

Femrat mendojnë për seksin aq shpesh sa burrat, nëse jo më shumë se ata. Do të ishte mirë nëse këto dëshira do të ktheheshin në realitet dhe kjo do të ndodhte vetëm me kusht që të komunikojnë me partnerin. Vetëm ashtu do të gëzoni së bashku marrëdhëniet seksuale.

- Aktrojnë orgazmën

Meshkujt shpesh thonë se janë të ngazëllyer për të parë kënaqësinë që u sjellin partnerëve të tyre dhe kjo i sjell ata në kulmin e tyre më shpejt. Meqenëse femrat gjithmonë dinë të aktrojnë orgazmën e rreme dhe të japin një buzëqeshje, e cila në të njëjtën kohë do të rrisë egon dhe vetëbesimin e mashkullit.

- Janë ende në kontakt me ish-të dashurin

Ky kontakt kryesisht mbahen përmes rrjeteve sociale dhe kjo mund të vërehet lehtësisht kur fsheh telefonin nga ju ose shmang të shihni disa nga gjërat e saj në laptop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat