Këto sjellje mund ta largojnë një mashkull nga ju

Life style

Këto sjellje mund ta largojnë një mashkull nga ju

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:01
Ilustrim

Nëse në raportet e komplikuara mashkull-femër pyesni se pse gjërat kanë marrë tatëpjetën, ndoshta nuk është keq që përgjigjen ta kërkoni te këndvështrimi i mashkullit.

Shumica e femrave gjatë jetës janë gjendur në situata kur përnjëherë kanë qenë të refuzuara ose të braktisuara, pa arritur ta kuptojnë arsyen. Mirëpo, shumica prej tyre as që janë të vetëdijshme për veprimet e që  bëjnë, si p.sh. shprehi të tmerrshme që bezdisin, sharjet ose imponimi i vullnetit te tyre ndaj gjinisë më të fortë. Të gjithë këto gjëra mund ta largojnë mashkullin nga femrat, ndërsa Dejvid Gud në librin “The Man Code: A Woman’s Guide to Cracking the Tough Guy” ua zbulon damave në mënyrë precize sekretet e mendjes mashkullore, duke përfshirë edhe cilat shprehi, më shumë nga të gjitha, e detyrojnë mashkullin të ikë. Tek ata alarmi për “ikje” jo rrallëherë aktivizohet, të themi, në situatat në vazhdim:

Dëshironi që ta ndryshoni. Femrat shpesh futen në lidhje me pritshmëritë se mashkulli do të ndryshojë disa gjëra. Nëse ai i bën ato ndryshime, dobinë e tyre duhet ta peshoni mirë. Ajo mund t’ju përplaset në kokë, sepse nëse dëshironi që ai të heqë dorë nga të gjitha gjërat që e gëzojnë në jetë, ndoshta mund të vijë në përfundimin që më mirë të mos jetë me ju.

Bezdisja për gjëra të parëndësishme. Romanca është si loja në poker, është më mirë t’i ruani emocionet. Meshkujt u japin rëndësi temave të përgjithshme, ndërsa femrat kapen për vogëlsira. Në veprimet e tij kryesisht nuk ka qëllime të fshehta. Nëse është jashtë me shokët, atëherë vetëm është jashtë me shokët.

Seks në takimin e parë. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Nëse femra në takimin e parë ofron seks, sigurisht secili mashkull do ta shohë me vërejtje këtë gjë. Femra e cila ikën duke lënë vetëm një puthje për natën e mirë dhe e lë mashkullin të presë, do të jetë më shumë atraktive. Dorën në zemër, edhe ky “rregull” i ka përjashtimet e veta.

Përsëritjet e gjërave derisa e humbin kuptimin. Femrat për dashurinë duhet të flasin “qetë”. Me fjalë të tjera, kjo është ajo që duhet të bëni veçanërisht kur askush nuk ju shikon, kur e merrni për dore me dëshirën për t’i thënë se gjithçka do të jetë në rregull. Nëse tërë kohën thoni “të dua”, ato fjalë do të humbasin kuptimin.

Jolojaliteti. Të jesh e dhënë pas tij është gjithçka, deviza kryesore e jetës së mashkullit. Nëse femrat nuk janë të dhëna (përkushtuara) ndaj shoqeve të tyre, kjo i flet mashkullit se të tilla do të jenë edhe ndaj tij.

Nuk ndihet si mbrojtës. Sikurse femra që dëshiron të ndjehet e përkujdesur dhe e mbrojtur, po ashtu edhe mashkulli dëshiron të dijë se ai është shkaktari që ju ndjeheni e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat