Cila ka qenë puna e parë e shumicës së miliarderëve dhe milionerëve?

Life style

Cila ka qenë puna e parë e shumicës së miliarderëve dhe milionerëve?

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:25
Foto

Ka miliarda arsye se përse duhet ta bëni këtë punë edhe ju!

Shumica e miliarderëve dhe milionerëve të sotëm dikur kanë punuar në shitje – një fakt të cilin e konsiderojnë si krucial për suksesin e tyre momental, sipas hulumtimeve të kryera nga sociologu dhe historiani Rainer Zitelmann.

Zitelmann i ka intervistuar 45 individë, pasuria e të cilëve ka qenë nga disa milionë deri në disa miliardë.

“Deri sot. Hulumtuesit ose e kanë nënvlerësuar ose e kanë injoruar krejtësisht rolin kritik të aftësive të shitjes tek individët që kanë pasuri shumë të madhe”, ka treguar Zitelmann.

“Sipas atyre që janë përfshirë në studimin tonë, puna e tillë ka qenë faktori që i ka shpirë ata drejt suksesit”, ka shtuar ai.

Dhe është e vërtetë, 2 nga 3 personat e intervistuar kanë raportuar se talenti i tyre si agjent të shitjes kanë luajtur faktor të rëndësishëm në suksesin financiar që e kanë.

Por, çfarë lloj pune të shitjes kanë pasur ata në të kaluarën?

Epo, siç duket ata kanë shitur gjithçka – nga stolitë, kozmetika e deri te radiot e përdorura të veturave.

Kanye West dikur ka punuar si agjent i shitjes në Gap; Johnny Depp dhe Jennifer Aniston kanë punuar në telemarketing; drejtori i Netflix ka qenë shitës i vakuumeve pastrues.

Ekspertët thonë se nuk është koincidencë fakti se njerëzit e suksesshëm kanë aftësi të mira të shitjes – këto aftësi janë shumë të vlefshme sepse çdo kompani varet gna shitja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat